Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Bernard Toçin, i cili u arrestua nga policia pasi akuzohet për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Bernard Toçin është vëllai Bledar Toçi, i cili pak ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri Dritan Haxhollin në banesën e 30 vjeçares, Marsida Qatja.
Gjatë seancës, babai i tyre ka deklaruar se ishte ai posedues i lëndës narkotike, pasi e konsumonte për qetësim./ Opinion.al E.Xh