Kronikë

Vrasja në Fushë-Krujë,kërkohet të merren në pyetje Indrit Dokle e Ramazan Rrahja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:40 - 20/07/22 |
Opi Nion

Personazhe të njohur të botës së krimit janë kërkuar nga Prokuroria që të merren në pyetje pas atentatit me tre viktima në Fushë-Krujë që tronditi të dielën mbarë vendin.

Sipas gazetares Klodian Lala përmes një shkrese Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano,  ka kërkuar marrjen në pyetje të Ramazan Rrahjës, nipi i deputetit të PS-së, Rraham Rrahja. Po ashtu kërkohet marrja në pyetje e dy miqve të tij, Alesio Dobrozit dhe Rohan Brahimit, Prendit. Prokuroria ka kërkuar që të nxirret kartelë në sistemin TIMS për këta persona.

Në pyetje kërkohet që të merret edhe Gentian Reçi, nipi i ish-policit Xhelal Reçi, i ekzekutuar para një viti, ku dyshohej se autor ishte Brilant Martinaj. Ndërkohë, është kërkuar marrja në pyetje edhe e Endrit Dokles.

Tre të rinj, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha, dhe Dikler Vata, u ekzekutuan në një atentat të mirëorganizuar të dielën.

Ata po udhëtonin nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës kur nga një automjet paralel me ta, u qëlluan 90 plumba në drejtim të tyre.

Diklen Vata ka arritur të dalë i gjallë nga automjeti që u përfshi nga flakët, por atentatorët, janë rikthyer për ta ekzekutuar.

Pas