Mesditën e sotme qyteti i Elbasanit u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku burri vrau me armë zjarri gruan e tij pasi doli nga Gjykata e Elbasanit dhe plagosi dy persona të tjerë.
Ndërkohë një grua që ka qenë e pranishme në vendin ku ndodhi ngjarja ka rrëfyer se kishin dëgjuar krisma armësh dhe më pas panë një grua të shtrirë përtokë.
“Ne ishim në kafe. Dëgjuam zhurmat. Një polic po ikte me vrap. Pamë atë gruan që ishte shtrirë përtokë, e kishin vrarë. Po e ndihmonin ca çuna. Ishte një polic që e mbronin këto makina këtu.”, tha dëshmimtarja për news 24.
Ish- polici Koço Buzo, qëlloi me armë gruan Liljana Buza, vetëm pak minuta pasi kanë dalë nga seanca gjyqësore për procesin e divorcit./Opinion.al