Gazmend Bardhi, drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit ka folur në emisionin “Opinion”, lidhur me vrasjen e ndodhur pasditen e së mërkurës në këtë qytet.
Duke folur për ekzistencën e një strukture të ngritur nga PD për mbrojtjen e votës, Bardhi tha ndër të tjera se një anëtar i kësaj strukture, ka filmuar persona që japin para dhe mbledhin karta.
“Ne kemi të filmuar faktin që personi është filmuar nga grupi i mbrojtjes së votës duke dhënë para dhe duke mbledhur karta. Personi që ka këtë celular ka shkuar për të dëshmuar në polici”, u shpreh Bardhi.
I pyetur nga gazetari Spartak Koka, se prej sa kohësh personat që ishin pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës ishin atashuar pranë tij, Bardhi tha se ai punonte me stafin e tij, ndërkohë që kjo strukturë ka operuar e pavarur prej tij./Opinion.al