Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Borsh, ja çfarë bënë të dënuarit në gjykatë

2017/07/28 at 7:50 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Borsh, ja çfarë bënë të dënuarit në gjykatë

Gjykata e Sarandës, ka dhënë masën e dënimit “arrest me burg”, si masë sigurie për, Ronaldo Shehu, Xhonatan Muco dhe Thanas Hodo si persona të dyshuar për vdekjen e 31 vjeçarit Premtim Bega më 26 korrik në Borsh. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose me shume personave ” e kryer në bashkëpunim. Thuhet se në gjykatë asnjëri prej të treve nuk ka folur.

Ngjarja

Dy grupe të rinjsh kanë nisur të debatojnë fillimisht me fjalë me njëri-tjetrin e më pas kanë përdorur mjete prerëse. Si pasojë janë plagosur fillimisht Premtim Bega, 31 vjeç, Redinel Ormenaj, 24 vjeç, Donald Kosta, 24 vjeç dhe Enea Myftari, 23 vjeç, të katërt banorë të Borshit. Kalimtarë të rastit kanë parë katër të plagosurit në rrugë dhe i kanë dërguar drejt Qendrës Shëndetësore të Borshit.

Premtim Bega, 31 vjeç, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës, ndërkohë që tre të rinjtë e tjerë, pas ndihmës së parë, janë transportuar drejt spitalit të Sarandës.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, Donald Kosta është nisur me urgjencë drejt Tiranës, ndërsa Redinel Ormënaj dhe Enea Myftari po trajtohen në spitalin e Sarandës, pasi kanë plagë më të lehta.

Arrestimet

Nga dëshmitë e të plagosurve dhe disa dëshmitarëve okularë, është arritur të identifikohen tre autorët e dyshuar, pikërisht Ronaldo Shehu, 19 vjeç, nga Vlora, Xhonatan Muço, 20 vjeç, nga Vlora, dhe Thanas Hodo, 26 vjeç, nga Borshi.

Për shkak të rrezikshmërisë së tyre, policia e Sarandës ka thirrur në ndihmë dy grupe të FNSH-së dhe kolegë të Vlorës dhe Himarës. Rreth 30 efektivë policie kanë zhvilluar operacion deri në orët e paradites të së mërkurës. Fillimisht, pak minuta pas krimit, policia ndaloi vlonjatin Ronaldo Shehu, i cili fshihej në një banesë në zonë.

Ndërkohë në mëngjes, në pyllin e Kudhësit, janë kapur Xhonatan Muço dhe Thanas Hodo. Ndaj tyre policia ka ngritur akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim, dhe tri herë vrasje në rrethana të tjera cilë- suese në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Deshmia

Nga spitali i Sarandës, i plagosuri Redinel Ormënaj është shprehur se kishte hyrë në sherr vetëm pasi kishte parë shokët e tij që po grindeshin. “Isha duke u kthyer nga plazhi kur kam parë disa shokë të mitë që po ziheshin në lagjen ‘Vilë’ të Borshit. Jam futur për t’i ndarë, por më kanë qëlluar disa me kaçavida. Më kanë goditur ata çunat nga Vlora. Aty rashë përtokë. Grupi kishte ardhur i përgatitur për të sulmuar”, është shprehur Ormënaj./Panorama

Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Ndërron jetë foshnja e sëmurë Charlie Gard, pas një lufte të madhe për jetën

Ndërron jetë foshnja e sëmurë Charlie Gard, pas një lufte të madhe për jetën

De Biasi zbulon ofertat pas largimit nga Shqipëria, ja oferta që tundon ish-trajnerin e Kombëtares

De Biasi zbulon ofertat pas largimit nga Shqipëria, ja oferta që tundon ish-trajnerin e Kombëtares

Berisha: Si po merr jetë njerëzish turizmi skandaloz i “Noriegës”

Berisha: Si po merr jetë njerëzish turizmi skandaloz i “Noriegës”

TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com