Ervin Mata, një prej personave të përfshirë në konfliktin e 4 tetorit në ish-Bllok, i ka dërguar një memo Prokurorisë së Tiranës ku kërkon të japë shpjegime për ngjarjen ku humbi jetën Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë.
Mësohet se kjo memo u është dërguar dy prokurorëve nga avokati i tij mbrojtës. Ervin Mata u dorëzua në Policinë e Tiranës pas pesë muajsh arrati, duke thënë se ishte arratisur nga frika. Ai thotë se nuk ka pasur armë dhe nuk ka nxitur konfliktin. Megjithëse iu fsheh autoriteteve, Ervin Mata po hetohet në gjendje të lirë, sepse gjykata vendosi “detyrim paraqitje” ndaj tij.
Ervin Mata akuzohet për pjesëmarrje në krim, në ngjarjen ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elio Hato. Javën tjetër, pritet që prokurorët ta thërrasin Ervin Matën për të dëgjuar shpjegimet e tij./Opinion.al