Një ditë pas varrimit të të birit, për familjen Marnikollaj fillon beteja ligjore për të zbardhur të vërtetën mbi vdekjen e 29-vjeçarit Pëllumb Marnikollaj. Babai i tij ngre gishtin mbi autoritetet greke, pasi siç thotë familja dhe djali i tij nuk kanë patur konflikte.
Familja Marnikollaj nga Rrila e Lezhës ka bërë denoncim në polici dhe prokurorinë e Lezhës në lidhje me ngjarjen, duke kërkuar angazhimin e institucioneve shqiptare, për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Pëllumb Marnikollaj u gjet nga familjarët dhjetë ditë pasi kishte ndërruar jetë, në momentin që sipas të afërmve, autoritetet greke po bëheshin gati ta varrosnin si kufomë e paidentifikuar.