Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e të riut në Voskopojë, prova e gazetarit në pemë nxjerr blof 5 ekspertët

2022/10/13 at 9:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja e të riut në Voskopojë, prova e gazetarit në pemë nxjerr blof 5 ekspertët

Në Tetor 2020, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e 18-vjeçarit të ndjerë Antonio Karafili, i cili u gjet i varur në pyllin e Voskopojës. Ngjarja e rëndë ndodhi në 14 Qershor 2018.


Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjeç nga Korça. Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.

E ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregoi me detaje sesi u njoftua nga e dashura e djalit për vdekjen e të birit. Ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë. Çështja e vetëvarjes apo vrasjes së të riut Karafili, u hetua dhe u zvarrit nga shumë prokurorë. Prokurori i fundit urdhëroi një riekspertim të tretë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Akti i ekspertimit u vonua për shumë muaj dhe 5 ekspertët e Institutit, Ilir Decolli, Fatos Sinani, Zija Ismaili, Admir Sinamati, Arben Lloja dolën në konkluzion njëzëri, se Antonio Karafili u vetëvar.

“Stop” me ndihmën e ekspertit Sabri Hoxha, doktor i shkencave, bën një skaner të situatës, të detajeve të analizuara keq ose të paanalizuara fare nga dokumenti i Mjekësisë Ligjore.

“Janë veçori që shikohen tek viktimat, janë sklerat. Sklerat hemorrogjike janë me infiltrime hemorragjike. Janë të skuqura. Venat janë të fryra. Fytyra është e mavijosur. Me një fjalë, hunda, veshët, buzët, kanë ngjyrë mavi”, tha eksperti.

Nga fotot që i janë bërë viktimës duket që tek të bardhat e syve nuk ka hemorragji.

“Me ato pamje që pashë nuk konstatova as infiltrime hemorragjike në sklera sepse në përshkrimin sytë kanë qenë gjysmë të hapur dhe në foto është kapur e bardha e syve. Nuk është konstatuar as në ato foto që janë paraqitur. Nuk shikohet e mavijosur. Prandaj për mendimin tim nuk ka të bëjë me pjesën e vetëvarjes. Fytyra duket në foto, nuk është mavijosur. Këmbët janë në tokë. Do të thotë që kushdo që vendos një kollare është i vetëvarur. Apo një femër që vendos një shall është e vetëvarur. Nuk e di këtë shkencë”, tha Hoxha.

“Kërci i tiroides nuk është kockë, por është kërc. Si rezultat i ushtrimit të një force ajo mund të thyhet. Kjo thyerje mund të ndodhë edhe tek varjet, d.m.th vetëvarjet, por edhe simulimet”, shtoi eksperti.

Më tej shtoi se, “Në rastin konkret viktima ka një gjatësi 180  dhe nga toka deri në qafë, totali është 160, këmbët i ka pasur në tokë. Tani ajo pjesa e ngjeshjes apo tërheqjes që mund të krijojë ato dërmishtje apo lafshëz hemorragjike nuk zenë vend në rastin konkret”.

Hoxha komentoi edhe shenjat e dhunës që janë konstatuar në trupin e viktimës.

“Për mendimin tim nuk vijnë nga aspekti i agonisë, sepse agoni jemi tek rasti i një viktime që është gjetur jo me duar të lidhura. Duart janë të hapura. Ka qenë viktima sipas parametrave me këmbë në tokë. Sklerat janë të pastra, pa infiltrime. Mavijosje nuk ka. Pa u futur në ca elemente të tjerë, defikimi etj. etj., nuk plotësohen kushtet që të jemi përballë një vetëvarje”, tha ai.

Gazetari i emisionit “Stop” bën provën e hipjes në pemë dhe stimulimit të varjes, por provat në pemë dhe në duart e tij, nuk përkojnë me konkluzionin e Mjekësisë Ligjore.

5 ekspertët kanë konstatuar që në trupin e viktimës në dorën e majtë janë gjetur shenjat e rrëshirës dhe pishës. Në asnjë pjesë tjetër të trupit nuk janë gjetur mbetje të tilla.

Dhe kështu lind pyetja si ka mundur viktima të hipë mbi pemë vetëm me 2 gishta?

Për ta ilustruar këtë përfundim të 5 ekspertëve të mjekësisë ligjore për këtë rast, gazetari i “Stop” hipi mbi pemë se sa shenja do t’i ngelen në trup nga kjo ngjitje.

“Të hipësh në një pemë do të ketë dërmishtje. Është një vështirësi. Është një pemë që ka një perimetër të gjerë, që ka vështirësi për të hipur. Ajo rrëshira nuk do gjendej vetëm në një gisht apo dy, por do gjendej në pjesë të ndryshme të trupit. Në rastin konkret nuk janë vërejtur pjesë rrëshire në rrobat apo pjesë të tjera të trupit”, tha eksperti Hoxha.

Për gazetarin e “Stop” ishte e pamundur që të ngjitej me dy gishta.

“Atëherë lind pyetja natyrshëm për 5 ekspertët e mjekësisë ligjore se si ka mundur viktima apo si mund të hipin në pemë personat duke përdorur vetëm 2 gishta”, pyeti gazetari i “Stop”.

Përveç kësaj, në trupin e tij mbetën shenja të ndryshme në të dyja duart si pasojë e rrëshirës.

Avokati tha se: Ne e kemi kundërshtuar aktin e ekspertimit të bërë nga këta 5 ekspertë dhe rrjedhimisht jemi në pritje të një vendimmarrje të organit të akuzës, të cilin do ta vlerësojmë hap pas hapi. Organi i akuzës nuk ka asnjë lloj ndalimi ligjor t’i drejtohet institucioneve të tjera ndërkombëtare në lidhje me kryerjen e një akt ekspertimi të drejtë, të pavarur nga një institucion ligjor jo si mjekësia ligjore Tiranë që ka bërë një akt jo ligjor dhe jo logjik.



Ju sugjerojmë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

2 Korrik, 2026 9:57 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

2 Korrik, 2026 9:19 pm
SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

2 Korrik, 2026 8:41 pm
Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
Aktualitet

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

2 Korrik, 2026 8:25 pm
Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion
Kryesore

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

2 Korrik, 2026 7:25 pm
Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat
Politikë

Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat

2 Korrik, 2026 6:16 pm
Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm
Aktualitet

Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm

2 Korrik, 2026 5:19 pm
I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh
Bota

I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh

2 Korrik, 2026 5:15 pm
Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak
Bota

Rusia mbyll shtatë pika kufitare me Bashkimin Evropian

2 Korrik, 2026 5:11 pm
Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës
Kryesore

Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës

2 Korrik, 2026 5:10 pm
Para
Bashkimi i PD, Berisha: Paloka ka komunikuar me Bardhin, nuk kemi kushte

Bashkimi i PD, Berisha: Paloka ka komunikuar me Bardhin, nuk kemi kushte

Berisha tregon arsyen pse hapi Tik-Tok

Berisha tregon arsyen pse hapi Tik-Tok

Berisha për grupin e Alibeajt:Janë anëtarë dhe deputetë të PD,Basha të sqarojë financimet

Berisha për grupin e Alibeajt:Janë anëtarë dhe deputetë të PD,Basha të sqarojë financimet
















TE FUNDIT

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
2 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sa i përket protestave përpara Kuvendit. Me anë të një postimi në “X”,...

Lexo më shumë

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
2 Korrik, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u bërë...

Lexo më shumë

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
2 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh të prerë Teheranit pas përfundimit të bisedimeve teknike dyditore në Doha, Katar,...

Lexo më shumë

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
2 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 33-të e protestës së njoftuar për në orën 19:00, pas asaj të mbajtur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}