Autoritetet kanë vijuar kërkimet gjatë natës për gjetjen e trupit të 31 vjecarit Eraldo Nevruzi. Kërkimet janë përqendruar përgjatë rrugës Dhërmi-Himarë, por edhe në ndonjë zonë të dyshimtë që autori Gerald Shehu dhe dy bashkëpunëtorët mund ta kenë hedhur trupin.
Janë kontrrolluar edhe kanale apo zonat ku kalon makina, Gjipe, Vuno, Ilias, edhe nga deti me policinë kufitare e cila bashkëpunon me Drejtorinë e policisë së Vlorës. Edhe këtë mëngjes kanë nisur sërish kërkimet për gjetjen e trupit por deri tani pa rezultat. Policia ka ngritur dhe dronin duke kontrrolluar territore që mendohet se mund të jetë hedhur trupi i pajetë i Eraldo Nervruzi.
Recepsionisti Eraldo Nevruzi u vra në rrethana të paqarta nga Gerald Shehu, bashkëpronar i hotelit ku punonte. Pasi kreu krimin, ky i fundit është ndihmuar nga Daniel Qose dhe David Larti për të larguar trupin e viktimës nga vendi i ngjares. Të tre personat ë përfshir ënë krimin e rëndë janë arrestuar.