Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për dy punonjësit e hotelit në Dhërmi që ndihmuan autorin e vrasjes së recepsionistit Eraldo Nevruzi 31 vjeç.
Togat e zeza lanë në qeli Daniel Qose dhe David Larti, të dy nga Korça, punonjës në hotelin “Greccia” në Dhërmi.
Recepsionisti Eraldo Nevruzi u vra nga bashkëpronari i hotelit, Gerald Shehu 43 vjeç, i cili është i arrestuar në Korfuz të Greqisë. Krimi i rëndë ndodhi 2 ditë më parë. Autori u largua dhe kishte prerë bileta fluturimi për në Britani të Madhe.
Por ai u kap në Greqi falë bashkëpunimit të shpejtë të Intepol Tiranës me Interpol Athinën. Ai pritet që të ekstradohet në vendin tonë.
Shkaqet e vrasjes nuk dihen ende.