Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e policit në Kosovë, prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit

2025/04/22 at 2:30 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e policit në Kosovë, prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit

Prokuroria e Ferizajt i ka kërkuar të martën gjykatës të urdhërojë 1 muaj paraburgim për 6 të dyshuarit e arrestuar 1 ditë më parë në lidhje me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika.

Të dyshuarit, të cilët u identifikuan nga prokuroria vetëm me inicialet H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., vijnë nga Kaçaniku në jug të Kosovës. Ata akuzohen për vrasje të rëndë. Muhamet Lika u vra natën e 1 Prillit në shkallët e ndërtesës ku jeton në Kaçanik, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.

Ai u vra pasi u qëllua mbrapa shpinës nga një i mitur, i cili veproi në bashkëkryerje me 5 të dyshuarit e tjerë, rreth mesnatës së 1 Prillit pak pasi kishte hyrë në ndërtesën ku jeton, tha prokuroria. Që të 6-të dyshuarit u arrestuan të Hënën gjatë një operacioni të gjerë policor në Kaçanik dhe u dërguan në mbajtje për 48 orë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, thanë gjatë një konference për media në Ferizaj se dyshimet e para janë se motivet e vrasjes kanë të bëjnë me punën e rreshterit si zyrtar policor.

“Dyshimet e tona të deritanishme janë se vrasja e rreshterit tonë ka ndodhur për shkak të detyrës së tij zyrtare. Megjithatë, motivet do të qartësohen edhe pas intervistimit të personave të dyshimtë dhe pas ekzaminimit të dëshmive të gjetura. Kjo mbetet të vërtetohet”, tha Hoxha.

Hoxha dhe Çerkini thanë se disa prej tyre kanë të kaluar kriminale dhe se Lika kishte punuar në zgjidhjen e disa rasteve ku ata dyshoheshin për vepra penale. “Disa nga të arrestuarit kanë pasur të kaluar kriminale dhe kanë qenë të arrestuar në të kaluarën për raste në lidhje me prirje ekstremiste”, tha Hoxha.

Policia kreu bastisje në 9 lokacione në Kaçanik dhe në një fshat të Klinës të hënën, duke sekuestruar dy vetura, telefona mobilë, disa laptop, një armë zyrtare, maska, tyta armesh dhe fishekë./REL

Ju sugjerojmë

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?
Rajoni

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

1 Korrik, 2025 10:41 am
Telefoni i Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK, çfarë shpresojnë të gjejnë hetuesit
Aktualitet

Telefoni i Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK, çfarë shpresojnë të gjejnë hetuesit

1 Korrik, 2025 10:37 am
Fier/ E dhunuan grabitësit e armatosur në banesë, 54-vjeçari: Më goditën me tytën e armës në kokë
Aktualitet

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur, arrestohet 36 vjeçari

1 Korrik, 2025 10:27 am
BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
Rajoni

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

1 Korrik, 2025 10:19 am
Skandal në shkollën elitare franceze, mbi 200 raste abuzimi ndaj fëmijëve
Bota

Skandal në shkollën elitare franceze, mbi 200 raste abuzimi ndaj fëmijëve

1 Korrik, 2025 10:17 am
Përplasje dhe arrestime në Turqi pas një karikature të dyshuar për profetin Muhamed
Bota

Përplasje dhe arrestime në Turqi pas një karikature të dyshuar për profetin Muhamed

1 Korrik, 2025 10:06 am
Furnizonin me drogë shitësit e lëndëve narkotike, arrestohen 2 persona në Tiranë
Aktualitet

Furnizonin me drogë shitësit e lëndëve narkotike, arrestohen 2 persona në Tiranë

1 Korrik, 2025 9:59 am
Me pistoletë, silenciator, municion luftarak dhe…arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Me pistoletë, silenciator, municion luftarak dhe…arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

1 Korrik, 2025 9:44 am
Farage pranoi të vijë në Shqipëri/Rama: Do të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja…
Aktualitet

Farage pranoi të vijë në Shqipëri/Rama: Do të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja…

1 Korrik, 2025 9:35 am
Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
Bota

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

1 Korrik, 2025 9:24 am
Para
Paqja Fiskale/Rama nga Përmeti: Kush pranon marrëveshjen, s’ka më kontrolle tatimore

Paqja Fiskale/Rama nga Përmeti: Kush pranon marrëveshjen, s’ka më kontrolle tatimore

U vra nga babai, trupi i pajetë i të resë palestineze tërhiqet nga familjarët

U vra nga babai, trupi i pajetë i të resë palestineze tërhiqet nga familjarët

Italia shpall 5 ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut

Italia shpall 5 ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut

TE FUNDIT

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?
1 Korrik, 2025

Disa nga personat që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzoi për sulmin në Banjskë të Zveçanit - ose së paku...

Lexo më shumë

Telefoni i Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK, çfarë shpresojnë të gjejnë hetuesit

Telefoni i Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK, çfarë shpresojnë të gjejnë hetuesit
1 Korrik, 2025

Telefoni i Laert Haxhiut është dërguar për ekzaminim në laboratorin digjital të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas sekuestrimit të tij...

Lexo më shumë

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur, arrestohet 36 vjeçari

Fier/ E dhunuan grabitësit e armatosur në banesë, 54-vjeçari: Më goditën me tytën e armës në kokë
1 Korrik, 2025

Në Patos mësohet se ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku sipas policisë një 36 vjeçar ka rënë në pranga,...

Lexo më shumë

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik, 2025

Në Shkup janë mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos. Ata do të diskutojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com