Kronikë

Vrasja e Marvi Mihalit, Gjykata e Apelit jep vendimin për 4 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:22 - 18/06/20 |
Opi Nion

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës në lidhje me persona e përfshirë me vrasjen e Marvi Mihalit.

Sipas të dhënave, Gjykata ka dënuar me 19 vjet burgim Dejvi Bitrajn dhe me nga 12 vjet 3 të pandehurit e tjerë. Ndërsa, në kërkim janë vëllezërit Marsel dhe Kridens Alla.

Eugen Bitraj, Marsel Alla dhe Kridens Alla i kishin kërkuar gjykatës t’i shpallë të pafajshëm, ndërsa i pandehuri tjetër, Dejvi Bitraj kishte pranuar vrasjen, kishte kërkuar ndryshimin e kualifikimit të veprës nga “vrasje me paramendim” në “vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme”, kërkesë që me sa duket është marrë në konsideratë nga Gjykata.

Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit Selman Stermasi për një karikues telefoni. Mihali ka debatuar dhe është përplasur fizikisht me autorët të cilët e qëlluan me thikë për vdekje./ Opinion.al

Pas