Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Lamajt dhe Saliut, policia: Në pranga Reçi dhe Ymeraj

2020/12/08 at 8:41 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Lamajt dhe Saliut, policia: Në pranga Reçi dhe Ymeraj

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka ekzekutuar 4 masa sigurie “arrest me burg” dhe një urdhër-ndalim të lëshuar nga SPAK, për të dyshuarit për vrasjet e Klodian Saliut e Vajdin Lamajt në vitin 2005.


Gjatë operacionit policor të koduar “Asgjë nuk harrohet”, strukturat e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e SPAK-ut, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit Viktor Ymeri dhe Luftar Reçin. Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim ndërkombëtar Lulzim Berisha e Plarent Dervishaj. Akuzat e SPAK përfshijnë dhe emrin e Emiliano Shullazit që tashmë ndodhet në burg.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Asgjë nuk harrohet”.

Operacioni nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forcat Speciale Renea, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës e Vlorë, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Kukës dhe Interpol Tirana, nën drejtimin e SPAK-ut.

Zbardhen dhe dokumentohen dy vrasje të ndodhura në vitin 2005.

Ekzekutohen 4 masa sigurie “Arrest në burg”, si dhe një urdhër ndalimi i lëshuar nga SPAK

Shpallen në kërkim ndërkombëtar dhe dy autorë të tjerë të cilët nuk u kapën gjatë operacionit.

Gjatë operacionit policor të koduar “Asgjë nuk harrohet”, strukturat e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e SPAK-ut, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit V. Y. dhe I. R.

Njëkohësisht, falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Republikës së Kosovës u bë e mundur që të kapej në qytetin e Prizrenit, shtetasi I. T. Për këtë shtetas kanë filluar procedurat e ekstradimit nga Republika e Kosovës.

Gjithashtu, po nga strukturat e Policisë së Shtetit është bërë ekzekutimi i masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj të hetuarit Emiliano Shullazi (aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale).

Si dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasit L. B. dhe P. D., për të cilët vijon puna intensive për lokalizmin dhe kapjen e tyre.

Për këta shtetas, pas provave të grumbulluara nga hetimet e kryera, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurimit “Arrest në burg”, konkretisht:

L.B., P.D., I.T. dhe L.R., të dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit Kleidi (Klodjan) Saliu, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi.

Gjithashtu, po me këtë vendim, Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndaj shtetasve E. Shullazi dhe V. Y  për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi.

Po nga strukturat e Policisë së Shtetit është bërë kapja dhe ndalimi edhe i shtetasit  I. R.

Policia e Shtetit falënderon autoritetet e  Policisë së Kosovës për gadishmërinë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të treguar në kapjen dhe prangosjen e të kërkuarit I. T.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit falënderon partnerët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese ndërkombëtare për mbështetjen, bashkëpunimin dhe gadishmërinë e treguar për të lokalizuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal

Policia e Shtetit është e vendosur dhe vijon punën intensive për zbardhjen e të gjitha ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë dhe në këtë kuadër fton qytetarët që mund të kenë dijeni në lidhje me ngjarjet kriminale, të bashkëpunojnë me Policinë, duke dërguar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo informacion të mundshëm sado të vlefshëm që do të shërbejë për zbardhjen e ngjarjeve kriminale, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
Bota

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

28 Qershor, 2026 7:42 pm
Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

28 Qershor, 2026 11:34 am
Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit
Kronikë

Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit

28 Qershor, 2026 10:40 am
Para
Lul Berisha në kërkim për vrasje, avokati: Nuk ka prova dhe fakte

Lul Berisha në kërkim për vrasje, avokati: Nuk ka prova dhe fakte

COVID-19/ Maqedonia e Veriut shënon 28 viktima dhe mbi 1100 të infektuar

COVID-19/ Maqedonia e Veriut shënon 28 viktima dhe mbi 1100 të infektuar

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin "Opinion"
















TE FUNDIT

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
28 Qershor, 2026

Në Tiranë po zhvillohet protesta e ditës së 29-të radhazi, ku qytetarë e mbledhur në Sheshin “Skënderbej” marshuan drejt Kryeministrisë....

Lexo më shumë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
28 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka shkaktuar mbi 1,300 viktima që nga 21 qershori, bëri...

Lexo më shumë

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
28 Qershor, 2026

Një valë e fuqishme e të nxehtit po përfshin Europën, duke sjellë temperatura rekord dhe duke shkaktuar qindra viktima, ndërsa...

Lexo më shumë

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
28 Qershor, 2026

Ndryshe nga SHBA apo pjesë të Azisë, shumë familje në Gjermani dhe në Evropën Veriore nuk janë të përgatitura për t’u përballur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}