Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Klodiana Vefës, e bija: I thashë babait se dashuria nuk është me detyrim

2023/10/01 at 3:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Klodiana Vefës, e bija: I thashë babait se dashuria nuk është me detyrim

Mediat italiane kanë publikuar pjesë nga deklarimet e fëmijëve të çiftit Alfred dhe Klodiana Vefa, të cilët ishin divorcuar prej dy vitesh në Shqipëri, por në Itali dokumentet nuk kishin mbërritur ende.

Ata jetonin në një shtëpi, pasi 37-vjeçarja nuk kishte mundësi ekonomike, teksa të dy vijonin jetët e tyre të ndarë, megjithatë debatet, që kur ajo I tha Alfred Vefës se nuk dëshironte të ishte më me të, kanë qenë të vazhdueshme.

Ato momente tensioni i kanë përjetuar edhe fëmijët e Klodiana Vefës, 37-vjeçares së vrarë nga ish-bashkëshorti i saj Alfred Veda, 44-vjeçari murator, i cili mëngjesin e djeshëm u gjet i vetëvrarë në fshatin San Casciano.

Vajza e çiftit, 14 vjeçe ka treguar dhe diskutimin me të atin, para tragjedisë.
“Dashuria nuk është diçka me detyrim: Mund ta duash një person, por duhet të pranosh faktin që ai nuk të do”.

Këto fjalë sipas mediave italiane i kishte thënë vajza 44-vjeçarit shqiptar Alfred Vefa, i cili tri ditë më parë vrau me plumb në kokë bashkëshorten Klodiana Vefa për xhelozi.

Në rrëfimet e fëmijëve përmendet disa herë “një xhelozi shumë e fortë” e burrit që ndoshta nuk ka pranuar të shihte Klodianën të dilte për të parë atë që fëmijët e dinin si “mik”. Në realitet një i dashur, i dëgjuar më vonë nga hetuesit: një italian 52-vjeçar, i cili tha se kishte debatuar me Alfred Vefën, ndoshta edhe sepse Klodiana “më telefonoi në celular pikërisht përballë tij”.

Policia ka arritur te partneri i ri falë një postimi që u shfaq në rrjetet sociale të gruas së vrarë. Bëhet fjalë për një Italian, i cili u ka thënë hetuesve se “Klodiana nuk kishte frikë nga i shoqi. Edhe kur i kishte thënë se kishte një armë, ajo më shpjegoi që të mos kisha frikë”.

Duke iu referuar dëshmive të dy fëmijëve, mediat italiane shkruajnë se çifti kishte debate të vazhdueshme dhe gruaja u tha se qëndronte aty për ata dhe sepse nuk kishte para për të marrë një shtëpi, por u premtoi se së shpejti do ta blinte.

Sipas dosjes, djali 17-vjeçar ka thënë se debatet ishin thuajse të përditshme mes nënës dhe babait të tij.

Fëmijët ishin shumë të lidhur me nënën e tyre. Djali, para se t’i thoshte lamtumirë nënës së tij për herë të fundit, i tha asaj: “Ti je atje lart në qiell. Unë të dua. Na mbro të gjithëve. Të njëjtën gjë do ta bëj edhe me motrën time”.

Shtëpia ku jetonin ishte në pronësi të Alfredit të cilën ai e kishte paguar së fundmi duke marrë një kredi prej disa mijë eurosh për të shlyer këstet e fundit të kredisë bankare, të paktën sipas hetimeve të Karabinierëve të Njësisë Hetimore të departamentit operacional të Firences dhe nga ushtarët e Njësisë Operative të Kompanisë së Empolit.

Ju sugjerojmë

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Para
Papa Françesku: Nagorno-Karabaku po përjeton krizë humanitare

Papa Françesku: Nagorno-Karabaku po përjeton krizë humanitare

Plazhet të mbushura edhe në Tetor

Plazhet të mbushura edhe në Tetor

Të paktën 13 të vdekur në një lokal nate në Spanjë

Të paktën 13 të vdekur në një lokal nate në Spanjë

TE FUNDIT

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
15 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme...

Lexo më shumë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com