Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Klaudio Prendit, pistat që po hetohen policia

2024/11/19 at 12:52 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Klaudio Prendit, pistat që po hetohen policia

Detaje të reja kanë dalë nga atentati me armë zjarri që i mori jetën 27-vjeçarit Klaudio Prendi.

Sipas tvklan mësohet se nga kamerat e bizneseve afër janë sekuestruar dhe pamjet filmime të atentatit ku është parë se autorët kanë qëlluar në drejtim të 27-vjeçarit sapo ai ka dalë nga lokali, pa zbritur nga automjeti i tyre.

“Nga kamerat e sigurisë është zbuluar dhe intenerari që autorët kanë ndjekur. Bëhet e ditur që autorët kanë pritur viktimën të dilte nga ambientet e lokalit. Kanë qenë në rrugën “Xhanfize Keko” nga Fresku për në drejtim të zonës së Xhamllikut dhe menjëherë sapo i riu ka hipur në automjetin e tij ata janë afruar dhe kanë qëlluar nga automjeti. Autorët nuk kanë zbritur”, raportoi gazetari.

Gazetari gjithashtu tregon dhe gjithë intenerarin që kanë ndjekur autorët deri në zonën e Farkës, atje ku policia gjeti automjetin e djegur. Efektivët kanë mësuar gjithashtu se targat e makinës së përdorur për atentatin ishin greke.

“Sapo kanë shtënë në drejtim të 27-vjeçarit janë larguar në drejtim të kryqëzimit “Hoxha Tahsim” dhe nëpërmjet rrugicave ata kanë dalë në afërsi të zonës së Brrylit dhe nëpërmjet Unazës së Madhe janë larguar dhe drejtim të zonës së Farkës, aty ku kanë djegur dhe automjetin tip “Audi A4”.

Policia në vendin e ngjarjes ku është djegur dhe automjeti nuk ka mundur që të gjejë armën e krimit pra pistoletën e përdorur në këtë ngjarje. Mirëpo automjeti është shkrumbuar tërësisht dhe gjatë ditës së sotme është duke u munduar të përftohen të dhëna rreth numrit të shasisë lidhur me pronësinë e automjetit apo nëse është vjedhur gjatë kohëve të fundit.

Do të duhet kohë për të siguruar të dhëna të tilla, ndërsa targa që autorët kanë vendosur në automjet kanë qenë targa greke dhe nuk janë targat reale të makinës që u përdor për kryerjen e atentatit,” shtoi gazetari.

27-vjeçari është djali i ish-gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme, Fran Prendi, por sipas gazetarit shanset që detyra e të atit të jetë bërë shkak për vrasjen e Klaudio Prendit janë të pakta.

Teksa shton se vetë 27-vjeçari ka pasur konflikte të mëparshme, por jo të përmasave të mëdha që mund të çonin deri në vrasje.

“Shanset janë të pakta sipas grupit hetimor që vrasja e 27-vjeçarit të lidhet me detyrën që ka mbajtur babai i tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, që tashmë është Gjykata e Posaçme. Hetimet janë shtrirë edhe në disa drejtime të tjera. 27-vjeçari sipas grupit hetimor njihej si person problematik dhe më herët ka qenë i proceduar pasi ka qenë në kërkim gjatë zgjedhjeve të shkuara, sepse në zonën e Pukës ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Sipas policisë gjatë kohëve të fundit ai ka pasur disa konflikte, jo të mëdha që mund të çonin deri në kryerjen e një vrasjeje. Gjatë mbrëmjes dhe gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur shoqërimin e disa personave me të cilët ka pasur konflikte, ata kanë mohuar që të kenë lidhje me këtë ngjarje, por hetuesit janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale,” raportoi gazetari.

Ju sugjerojmë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti
Bota

Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

8 Korrik, 2025 7:34 pm
Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
Bota

A mundet Donald Trump që të fitojë Çmimin Nobel të Paqes?

8 Korrik, 2025 7:29 pm
Tarifat, Trump: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare
Bota

Tarifat, Trump: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

8 Korrik, 2025 7:27 pm
Para
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të

“S’kam ndërmend të arratisem!” Meta në gjykatë: Nuk mbaj përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas dhe ish-vjehrrës

Dënimi i Salianjit, Berisha thirrje demokratëve: Të bashkohemi në betejën për qeverinë teknike

Kushtetuesja shtyn për të enjten vazhdimin e seancës për çështjen Berisha

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut emërohet zëvendëssekretare e NATO-s

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut emërohet zëvendëssekretare e NATO-s

TE FUNDIT

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
8 Korrik, 2025

Elon Musk ka shkaktuar një stuhi të re reagimesh pas një postimi të ashpër dhe kontrovers në platformën X, ku...

Lexo më shumë

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
8 Korrik, 2025

Vazhdon zjarri në fshatin Dukat të Vlorës. Prej katër ditësh zjarri i cili ka përfshirë zonën e malit mbi fshatin...

Lexo më shumë

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
8 Korrik, 2025

Të gjitha provat deri më tani zbulojnë se futbollisti portugez Diogo Jota ishte në timon kur makina e tij u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com