Kronikë

Vrasja e Hekuran Billës, gjykata pushon çështjen ndaj të dyshuarve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:32 - 17/03/22 |
Opi Nion

Gjykata e Tiranës pushon çështjen penale ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Hekuran Billës. Pushimi i çështjes është kërkuar nga prokuroria e kryeqytetit, për shkak të mungesës së provave. Për vrasjen e Hekuran Billës ishin të dyshuar Viktor Marku dhe Sebastian Mali, dajë e nip, dhe Adiola Lakra.

Dajë dhe nip dyshon se organizuan dhe vranë Hekuran Billën, për hakmarrje, për shkak se Billa ishte dënuar për vrasjen e të afërmit të tyre Prel Marku në Angli. Atra qëndruan më shumë se një vit në qelitë e paraburgimit, më pas për shkak të tejkalimit të afateve ata u dërguan në arrest shtëpie.

Nga hetimet rezulton se nuk janë gjetur prova që i implikojnë ata në vrasjen e Billës.

Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, që u vra nga Hekuran Billa në Angli në tetor të vitit 2006. Hekuran Billa ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Kurorës Snaresbook Angli, pasi në tetor të 2006-ës, në një lokal në rrugën “Park Royal”, ai qëlloi me breshëri në drejtim të një grupi personash, duke lënë të vrarë bashkëkombësin e tij, Prel Marku, dhe plagosur Petrit Brahojn, Agron Gjonin dhe Musa Rrahmanin.

Pas