Kronikë

Vrasja e Eri Zefit, jepet masa ‘arrest me burg’ për Gjovalin Alian


               Publikuar në : 11:03 - 13/11/19 |
xhu lia

Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” për të ndaluarin Mikel (Gjovalin) Alia, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Eri Zefit, mbrëmjen e 2 tetorit në Zall-Xhuxhë të Mirditës.

Gjatë ditës së djeshme Alia u dorëzua në polici, por nuk pranoi akuzat për bashkëpunim në ekzekutimin e shokut të tij të fëmijërisë.

Zefi mendohet të jetë ekzekutuar për shkak të gjakmarrjes. Vëllai i tij, Ndue Zefi vrau fqinjin e tij, 45-vjeçarin Martin Ndreca pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit dhe pak ditë pas krimit, Zefi u dorëzua në polici.

Që prej asaj kohe Eri Zefi i kishte rralluar shumë daljet për shkak të frikës së gjakmarrjes dhe mbrëmjen e ekzekutimit të tij, doli së bashku me shokun e tij të fëmijërisë Mikel (Gjovalin) Alian dhe mendohet se ky i fundit e ka çuar në vendin ku i është zënë prita. Eri Zefi u ekzekutua me 6 plumba./Opinion.al/

Pas