Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Elton Javorit në Fier, Prokuroria mbyll hetimet/Dërgon për gjykim 5 persona

2025/06/23 at 12:35 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Elton Javorit në Fier, Prokuroria mbyll hetimet/Dërgon për gjykim 5 persona

Janë mbyllur hetimet nga ana e Prokurorisë së Fierit për vrasjen e Elton Javorit dhe janë dërguar për gjykim 5 shtetas në lidhje me ngjarjen.

Konkretisht bëhet fjalë për dy vëllezër dhe tre persona të tjera. Ata do të gjykohen për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit.

Vëllezërit Kreshnik dhe Agim Gashi, akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi R.P., akuzohet për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Për shtetasin A.L., rëndon akuza “Moskallëzimi i krimit”. Sakaq, shtetasja E.Xh., akuzohet për kryerjen e veprës penale “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

“Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezër për vrasjen e shtetasit E.J., dhe tre persona të tjerë për moskallëzim krimi e përkrahje të autorit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit K.G. dhe A.G. të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpuim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/1 e 25, dhe 278/1 të Kodit Penal, si dhe shtetasin R.P. i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” e parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal; shtetasin A.L. i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal; dhe shtetasen E.Xh. e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” e parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve të plota dhe dinamike, përfshirë edhe përdorimin e metodave proaktive mbi procedimin penal nr.1727 të vitit 2023, rezultoi e provuar se, në datë 07.12.2023, rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli”, Rruga “Kujtim Majaci” të qytetit të Fierit, të pandehurit K.G. e A.G., vëllezër, në bashkëpunim mes tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Porsche Cayenne”, i drejtuar nga shtetasit E.J., i moshës 41 (dyzet e një) vjeç, i cili ndërroi jetë.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit“, njofton organi i akuzës, Fier.

Detajet e krimit

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 dhjetor 2023, rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli”, rruga “Kujtim Majaci” në Fier.

Kanë qenë dy vëllezërit, tashmë të pandehur, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Porche Cayenne”, që drejtohej nga 41-vjeçari, Elton Javori, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Vrasja e tij u bë rreth 100 metra larg banesës së tij, ku ai jetonte me prindërit. Asokohe kishte rreth tre muaj që ishte kthyer nga Gjermania.

Sipas uniformave blu, mes Javorit dhe vëllezërve, ka pasur një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta. Rreth 10 ditë para krimit, në një lokal të Fierit, Javori dhe një prej vëllezërve janë fillimisht kishin debatuar verbalisht e më pas viktima e kishte goditur me grusht Gashin. Dyshohet se ky e fundit nuk e kishte harruar këtë grusht dhe në momentin e parë që u takuan, rezultati ishte tragjik. /tvklan.al

Ju sugjerojmë

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

26 Shtator, 2025 10:00 pm
Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
Bota

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator, 2025 9:11 pm
Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
Bota

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

26 Shtator, 2025 7:24 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
Bota

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

26 Shtator, 2025 5:28 pm
Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
Politikë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

26 Shtator, 2025 4:26 pm
Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit
Rajoni

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit

26 Shtator, 2025 4:24 pm
Para
Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

Konflikti në Lindjen e Mesme/ DW: Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

Konflikti në Lindjen e Mesme/ DW: Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 7 vatra, 2 janë ende aktive

TE FUNDIT

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
26 Shtator, 2025

Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke përfshirë njohjen me ligj të vetëm dy gjinive; mashkullore dhe femërore, sipas BBC....

Lexo më shumë

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
26 Shtator, 2025

“Forbes Global Properties” rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point. Kryeministri...

Lexo më shumë

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
26 Shtator, 2025

Emri i multimiliarderit Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein në lidhje me një vizitë të mundshme të njeriut...

Lexo më shumë

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
26 Shtator, 2025

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se veprimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mund t’i “vënë flakën” rajonit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com