Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Elgi Progës në Pogradec, PD: U vra nga banda e patronazhistëve të rrugës dhe u përdhos në Prokurori e Gjykatë 

2024/08/14 at 3:01 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja e Elgi Progës në Pogradec, PD: U vra nga banda e patronazhistëve të rrugës dhe u përdhos në Prokurori e Gjykatë 

Anëtari i Kryesisë së PD-së Gent Strazimiri, ka reaguar në lidhje me vrasjen e Elgi Progës në Pogradec, i cili u dhunua për vdekje disa ditë më parë. 

Sipas Strazimirit, të gjitha veprimet dhe mosveprimet e strukturave përgjegjëse, të gjitha vonesat në reagim apo në vlerësimin e situatës, janë të qëllimshme, të kryera në mirëkuptim të plotë kriminal, mafioz. 

Ai shprehet ndër të tjera se “Egli Proga u vra nga banda e patronazhistëve të rrugës, e u përdhos nga banda e patronazhistëve në polici, prokurori e gjykatë”. 

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Gent Strazimiri: 

Asnjë ‘keqkuptim’ nuk ka ndodhur në rastin skandaloz, kriminal të Pogradecit. 

Përkundrazi! 

Skandali i vetëm, kriminal, nuk është ‘keqkuptimi’, është mirëkuptimi i të gjitha strukturave shtetërore, nga policia, tek prokuroria e gjykata, në mbulimin apo minimizimin e krimit, të përmbyllur me sukses, dje, me një vendim gjykate të ‘drejtësisë së pavarur’, të spastruar e të pasuruar me patronazhistë. 

Të gjitha veprimet dhe mosveprimet e strukturave përgjegjëse, të gjitha vonesat në reagim apo në vlerësimin e situatës, janë të qëllimshme, të kryera në mirëkuptim të plotë kriminal, mafioz, me të vetmin qëllim: 

*fillimisht fshehjen e autorëve, 

e pastaj 

*minimizimin e aktit kriminal. 

Kjo është atmosfera e trishtë në Pogradec, ku të gjitha organet ligjëzbatuese janë koordinuar në mirëkuptim të plotë për të fshehur të vërtetën… 

Prandaj ‘nuk ka’ dëshmitarë megjithëse ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, në mes të sezonit turistik, në mes të një rruge tregtare. 

Ky nuk është rasti i parë, kur një patronazhist, i biri i një prokuroreje, i nipi i një rilindasi lokal apo një bandë e tërë syresh me shkopa bejsbolli e armë në dorë, vrasin në mes të ditës, barbarisht e, në fund thjesht gjobiten për ‘pakujdesi’… 

Kaq vlen sot në ‘bursën’ e rilindjes jeta e një qytetari të thjeshtë, pa përkrahje ‘rilindasish’, prind fëmijësh të mitur që punon e jeton me djersën e tij. 

Kaq vlen jeta e një qytetari të mirë që guxon t’u thotë ‘JO’, megjithëse i vetëm, dhe që po ‘i vetëm’ mbetet edhe pasi e ka paguar me jetë guximin e tij. 

Egli Proga u vra nga banda e patronazhistëve të rrugës, e u përdhos nga banda e patronazhistëve në polici, prokurori e gjykatë. 

Banda është ‘Rilindja’ dhe Edi Rama, madje e fuqizuar aq shumë sa nuk pyet më për opinion publik, të cilin e ka asgjësuar; 

*përmes blerjes së mediave, 

*imponimit të sistemit të kontrollit totalisht në administratë dhe drejtësi 

Përmes; 

*përqendrimit të pushtetit në duart e fëlliqura të një individi që 

*po shet haptazi llokma Atdheu, 

*po u merr vaktin nga goja të paktën 47% të fëmijëve të Shqipërisë 

*po përzë nga shtëpia mbi 80% të rinisë 

I nderuar qytetar, i dashur mik, 

Pushtetin që ka sot ia ke dhënë ti, duke ulur kokën përballë patronazhistit të lagjes, e duke pranuar paret e fëlliqura që të ofron në këmbim të votës. 

Pushtetin që sot ai ka për të të vrarë në mes të ditës e për të dalë pa lagur e ke në dorë t’ia heqësh vetëm ti duke i thënë ‘JO’, si Egli Proga. 

Po nuk e bën dot i vetëm! 

Të gjithë bashkë jemi shumë më shumë se banda. 

Atë që nuk e bëmë kur vranë Klodian Rashën në Tiranë, Armando Meshaun në Vlorë apo kur tentuan të vrasin vëllezërit Maja në Fushë Krujë, le ta bëjmë sot duke kërkuar të gjithë bashkë drejtësi për Egli Progën. 

Ata duhen ndalur, e duhen ndalur sot, pa humbur kohë! 

O Sot, o Kurrë! 

Ju sugjerojmë

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
Aktualitet

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

12 Korrik, 2025 10:09 am
Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Aktualitet

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

12 Korrik, 2025 9:52 am
“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
Sport

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

12 Korrik, 2025 9:21 am
A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
Bota

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

12 Korrik, 2025 9:16 am
OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
Bota

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

12 Korrik, 2025 9:13 am
Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
Aktualitet

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

12 Korrik, 2025 8:45 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

12 Korrik, 2025 8:35 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:15 am
Para
Rihetimi i “21 janarit”/ Meta akuzon Lulzim Bashën: Është përgjegjësi për vrasjet! Nuk mori asnjë masë 

Dhunimi për vdekje e Egli Progës, Meta: Të hetohen drejtuesit e policisë dhe gjyqtarët që liruan bashkëpunëtorët e autorit 

Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me 29 850 euro të padeklaruara, e pëson 43-vjeçari  

Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me 29 850 euro të padeklaruara, e pëson 43-vjeçari  

Çadër kujdesi në sheshin “Skënderbej”, Veliaj: Kemi disa pika në qytet, shmangni daljet e panevojshme 

Çadër kujdesi në sheshin “Skënderbej”, Veliaj: Kemi disa pika në qytet, shmangni daljet e panevojshme 

TE FUNDIT

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
12 Korrik, 2025

Jorida Tabaku, deputetja e PD ka reaguar me anë të një videoje në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve...

Lexo më shumë

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
12 Korrik, 2025

Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u...

Lexo më shumë

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
12 Korrik, 2025

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të reja nga lumi Buna, duke njoftuar...

Lexo më shumë

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
12 Korrik, 2025

Falë golit në minutat e fundit të Riola Xhemailit Zvicra është për herë të parë në çerekfinalen e Kampionati Evropian...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com