Asllan Mernica dyshohet se është autori i krimit të rëndë në Fier, ku u qëllua për vdekje efektivi i “Shqiponjave”, Novruz Cenalia.
Autori i dyshuari i vrasjes, i njohur edhe si Azgan Mernica, është larguar nga vendngjarja me një automjet ngjyrë blu. Mësohet se babai i viktimës gjithashtu punonte në polici në sallën operative.
Krimi i rëndë nga ndodhur rreth orës 13:15 pranë Spitalit Memorial Fier dhe dyshohet pas një konflikti të çastit.
“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin”, njoftoi policia.