SHKODER- Janë përcjellë në banesën e fundit dy vëllezeërit Shkambi, të cilët u vranë nga fqinji I tyre një ditë më parë. Në fshatin Drisht (Postribe) të gjithë flasin për këtë gjëmë të madhe.
“E kam parë atë njeri që u fut brenda në shtëpi e tij me armë në dorë. Por që ai e kishte bërë atë punë nuk më shkoj në mendje”, shprehet njëri prej banorëve të fshatit Drisht.
“Dëgjova të shtëna dhe mendova se po digjej ndonjë shtëpi. Më vinte oshtima sikur po bërtisnin njerëz, më pas mora vesh që kishte ndodhur vrasja”, thotë një tjetër banore.
Banorët e fshatit thonë se Skënder Shkambi (njëri nga viktimat) kishte vetëm një javë që ishte kthyer nga Londra për të festuar me vëllezërit e tij ndërrimin e viteve.