Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e bashkëshortëve në Gjirokastër, autori nuk flet asnjë fjalë

2017/10/29 at 2:32 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e bashkëshortëve në Gjirokastër, autori nuk flet asnjë fjalë

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar dje masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin e vrasjes së çiftit Aleko dhe Afërdita Kosta.


Trupi gjykues, bashkë me prokurorin dhe avokatin kryesisht kanë kthyer në sallë gjyqi ambientet e pavijonit në spitalin e traumës në Tiranë, ku 74-vjeçari Apostol Kosta është shtruar që ditën e krimit pas tentativës së vetëvrasjes. Ai ndodhet ende në gjendje të rëndë dhe, sipas të dhënave, në momentin e komunikimit të masës së sigurisë nuk ka qenë në gjendje të japë asnjë shpjegim në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi të gjithë Gjirokastrën.

Avokati i vendosur nga shteti, Jorgo Kasapi, ka kërkuar një masë lehtësuese për Apostol Kostën. Sipas burimeve, ai e ka argumentuar këtë kërkesë jo vetëm me gjendjen e tij shëndetësore, por edhe me moshën, si dhe faktin se klienti i tij ka pasur probleme me shëndetin mendor, shkruan Panorama.

Por, gjatë seancës së zhvilluar në kushtet e spitalit, gjyqtari Pëllumb Vehbiu ka pranuar kërkesën e Prokurorisë përfaqësuar nga Spartak Çoçoli për ta lënë Apostol Kostën në burg pa afat. Ndaj tij rëndojnë tri akuza, ajo e vrasjes në rrethana të cilësueshme, e armëmbajtjes pa leje dhe e dhunimit të banesës.

Vendimin u dha ndërkohë që 74-vjeçari nuk ka qenë në gjendje të ngrihet nga krevati dhe as të flasë asnjë fjalë për shkak të dëmtimit të nofullës nga plumbi i armës me të cilin ai kreu edhe vrasjen e dyfishtë. Pas tragjedisë që kreu me dorën e tij, ai tentoi të vetëvritej dhe plumbi i kaloi në nofull.

Sipas të dhënave, gjendja e të arrestuarit Kosta është disi më e stabilizuar. Ai ka qenë në gjendje të kuptojë veprimet e kryera nga trupi gjykues, por edhe kërkesën e bërë nga Prokuroria.

I pranishëm në dhomën e spitalit ka qenë vetëm djali i tij, Ladi Kosta. Ndërkohë, as gruaja dhe as vajza nuk kanë shkuar për ta parë atë në spital.

Ishte bashkëshortja e tij, Fotini Kosta, e cila dy ditë më parë e dënoi krimin e rëndë që kreu i shoqi dhe kërkoi që ai të dënohej maksimalisht. Sipas familjarëve, Apostoli prej tri vitesh kishte pësuar një tronditje të rëndë, për shkak të një hemorragjie cerebrale. Ai ka qenë për disa kohë në spital dhe më tej mjeku neurolog i kishte këshilluar ata që të mos ta ngacmojnë pasi mund të shfaqte sjellje të pakontrolluara e shpërthyese. Këtë fakt, sipas tyre, e ka ditur edhe viktima Aleko Kosta.

Apostol Kosta vrau kushëririn e parë dhe gruan e tij pas sherrit për një mur dhe restaurimin e një barake, e cila do të kthehej në kuzhinë.

“Janë haqet e padrejtësisë që futi në dhe të gjallë ata të dy. Por dua të theksoj se burri im duhet të dënohet maksimalisht për aktin që bëri se nuk duhet ta bënte. Por edhe duhet të dalin disa fakte pasi viktimat kishin një vit e gjysmë që na poshtëronin, injoronin, tallnin dhe shanin nga territori i tyre drejt nesh. Dhe këto veprime i bënte kur fituan gjyqin për prishjen e murit. Për këto gjëra ne kemi njoftuar Policinë dhjetëra herë dhe ata kanë ardhur dhe nuk kanë bërë asgjë. Kjo ishte pasoja e indiferencës së tyre pas denoncimeve që kishim bërë ne, por ja ku përfunduam dy familje në një fis. Dua të bëj të ditur me fakte se ky mur që kërkonin ata ta prishnin, nuk u prishte punë. Madje, Aleko e kishte monitoruar ndërtimin e tij disa vite të shkuara dhe na kishte dhënë lejen. Duke ditur se njeriu e ha fjalën, Apostoli kishte marrë deklaratë noteriale të vëllait të Alekos, që dëshmonte se nëna e Alekos, Sofia, e paskish lënë amanet që muri mos të prishej dhe t’i krijoheshin favore për këtë ndërtim Apostolit. Mirëpo Aleko ndërroi mendje që kur krijoi familjen e re”, u shpreh dy ditë më parë Fotini Kosta./Panorama



Ju sugjerojmë

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

16 Korrik, 2026 11:26 pm
Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Para
13 filmat erotik të cilët mund të ndezin pasionin tuaj në çift

13 filmat erotik të cilët mund të ndezin pasionin tuaj në çift

Kryeministri nuk heq dorë nga piktura

Kryeministri nuk heq dorë nga piktura

Video/ Reis Çiço përlot në studio Bleonën

Video/ Reis Çiço përlot në studio Bleonën
















TE FUNDIT

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
16 Korrik, 2026

Ligjvënësit francezë miratuan një projektligj që krijon të drejtën ligjore për vdekje të asistuar për të rriturit me sëmundje të...

Lexo më shumë

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
16 Korrik, 2026

Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e...

Lexo më shumë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}