Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur sot në Dukagjin të Shkodrës.
Sipas policisë babë e bir, Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra janë qëlluar me armë zjarri për motive që ende nuk dihen.
“Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër. Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje. Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar”,-njofton policia.
Mbrëmjen e shkuar viktimave persona të paidentifikuar i kanë djegur shtëpinë në fshatin Sumë të njësisë Pult në Dukagjin.
Gjate ditës së sotmë kanë shkuar për të parë banesën e djegur dhe aty persona të paidentifikuar i kanë qëlluar me armë duke i lënë të vdekur në vend.