Gjykata e Apelit ka lënë në burg 4 të arrestuarit për vrasjen e Aurelio Dervishit në Tiranë.
Pavarësisht se kishin ankimuar masën arrest me burg, Apeli vendosi që Frensis Shehu dhe 3 të miturit të qëndrojnë në qeli. Të miturit janë të moshës 16 vjeç dhe 15 vjeç.
I riu u vra me thikë mbrëmjen e 31 marsit 2023 tek rrethi i Shkozës. Katër të rinjtë u konfliktuan me 18-vjeçarin Aurelio Dervishi, teksa ky i fundit doli nga automjeti i tij. Në një moment gjatë zënkës 18-vjeçari u qëllua me thikë në gjoks, e duke mos arritur t’i mbijetonte dot plagëve të marra ndërroi jetë ndërsa po shkonte në spital.
Dyshohet se shkak për nisjen së sherrit mes të rinjve është bërë një vajzë, e cila në momentet që ndodhi takimi mes dy grupeve, ndodhej në automjetin e viktimës. Të rinjtë kanë pretenduar në dëshminë e dhënë në polici se ka qenë viktima ai që u ka qëlluar fillimisht me një levë dhe më pas ata kanë reaguar duke iu kundërpërgjigjur me një thikë që ka patur njëri nga të arrestuarit. Pritet që prokururoria të bëje ekspertimet për të përcaktuar autorin ndaj 18 vjecarit, i cili ndërroi jetë.