Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 67-vjeçarit Dodë Mamli në fshatin Zhejë të Kurbinit për motive pronësie.
Sipas policisë, në pranga ka rënë 53-vjeçari DashnorTota, ndërsa është sekuestruar dhe arma e krimit.
“Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e fshatit ku ndodhi ngjarja dhe në zonat përreth. Si rezultat, mesditën e sotme, është lokalizuar në fshatin Vilëz, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi DashnorTot”,-njofton policia.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.