Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e 50 vjeçarit në Durrës nga vajza e tij, arma e krimit gjendet në kënetë

2024/02/23 at 5:09 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e 50 vjeçarit në Durrës nga vajza e tij, arma e krimit gjendet në kënetë

Policia ka gjetur armën pistoletë që dyshohet se 19 vjeçarja Hygerta Meta e ka përdorur për të vrarë të atin, Pëllumb Meta,  50 vjeç. Arma është gjetur në një kënetë pranë fshatit Shënavlash, ku edhe ndodhi ngjarja.


Hygerta Meta, studente në Tiranë u arrestua pasi ka marrë përsipër vrasjen me armë zjarri të atin në kasollen e lopës dhe më pas trupi i tij u varros në oborrin e banesës në fshatin Shënavlash të Durrësit.

Krimi i rëndë, i cili u zbulua sot (23 shkurt ), sipas policisë mendohet se ka ndodhur ditë më parë, ndërsa trupi i 50-vjeçarit, Pëllumb Meta u gjet sot i varrosur në oborr, rreth 70 metra larg banesës.

Gjithçka nisi dhjetë ditë më parë, më 13 shkurt ora 22:30 kur djali i tij Hysen Meta bëri denoncimin në polici për zhdukjen e të atit. Menjëherë më pas u vu në lëvizje Sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e Durrësit për të zbardhur krimin e rëndë. Mendohet se vrasja është kryer tre ditë para denoncimit, pra 10 shkurt.

Ekspertët e kriminalistikës e gjetën kufomën të zhveshur dhe të mbështjellë me plastmas.

Studentja 19 vjeçare ka pranuar krimin duke deklaruar në polici se i ati e kishte detyruar që të fejohet pa dëshirën e saj dhe madje ka çuar grupin hetimor drejt vendit ku ishte varrosur i ati.

“E kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që e kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim.Kur mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi’ ka dëshmuar ajo. 

Por pas këtij krimi ka shumë pikëpyetje që duan përgjigje. 19-vjecarja ka deklaruar se ka kryer vrasjen dhe fshehjen e kufomes e vetme, por hetuesit dyshojnë se ajo fsheh bashkëpunëtorët, ndaj sot kryen inskenim, duke e çuar autoren e dyshuar në vendin e krimit për të treguar dinamikën.

Trupi i Pëllumb Metës me peshë 90 kg u gjet i varrosur 70 metra në distancë nga banesa në oborr . Kjo do të thotë se transportimi i tij është i pamundur të bëhet vetëm. Po kështu viktima është mbështjellë me plasmas dhe varrosur 1.5 metra thellë çka sjell dyshime se ajo nuk ka vepruar e vetme dhe dyshohet se persona të tjerë kanë qenë bashkëpunëtorë në krim. Hetuesit po verifikojnë rolin e familjarëve të cilët janë marrë në pyetje. Gruaja e viktimës, Blerina Meta është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se burri i saj ishte autoritar dhe ndonjëherë i dhunshëm, kur e kundërshtonin në familje, por ka thënë se s’kishte dijeni për krimin.

Ndërkohë trupi i 50-vjeçarit është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Familja ishte me origjinë nga fshati Shën Mëri i Krujës përbëhej prej 6 anëtarësh, burri, gruaja, 2 djem e 2 vajza. Viktima punonte si roje tek tregu i makinave.



Ju sugjerojmë

VIDEO/ Deputetët e PS kapen “mat” duke luajtur letra dhe pirë birra në Strasburg
Aktualitet

VIDEO/ Deputetët e PS kapen “mat” duke luajtur letra dhe pirë birra në Strasburg

9 Korrik, 2026 2:57 pm
Dhunimi i të miturës në Fier nga 3 vajza, Hita: I përfshirë edhe një polic
Kronikë

Dhunimi i të miturës në Fier nga 3 vajza, Hita: I përfshirë edhe një polic

9 Korrik, 2026 2:52 pm
“Me mikun e çmuar”, Rama takon presidentin Erdogan pas samitit të NATO-s
Kryesore

“Me mikun e çmuar”, Rama takon presidentin Erdogan pas samitit të NATO-s

9 Korrik, 2026 2:50 pm
Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën
Sport

Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën

9 Korrik, 2026 2:46 pm
Zyrtarët e “VLEN” s’u lejuan të hyjnë në Shqipëri? Hita: Një person kishte probleme
Aktualitet

Zyrtarët e “VLEN” s’u lejuan të hyjnë në Shqipëri? Hita: Një person kishte probleme

9 Korrik, 2026 2:33 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Shkodër/ Vrau gruan me çifte, arrestohet 62-vjeçari

9 Korrik, 2026 2:27 pm
Protesta/ Hita: Policia s’ka ushtruar dhunë, reagimi në proporcion me sulmin
Aktualitet

Protesta/ Hita: Policia s’ka ushtruar dhunë, reagimi në proporcion me sulmin

9 Korrik, 2026 2:21 pm
Hita: Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë
Aktualitet

Hita: Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë

9 Korrik, 2026 2:19 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shkodër/ Burri vret gruan, arrestohet

9 Korrik, 2026 1:57 pm
Aktivitete spiunazhi/ Italia dëbon dy zyrtarë ushtarakë rusë nga ambasada në Romë
Bota

Aktivitete spiunazhi/ Italia dëbon dy zyrtarë ushtarakë rusë nga ambasada në Romë

9 Korrik, 2026 1:25 pm
Para
Ngacmoi seksualisht 16-vjeçaren në shtëpinë e saj, arrestohet 65-vjeçari në Sarandë

Shkodër/Gjenden dy mina të paplasura në fshatin Bushat, dyshohet se i përkasin… 

Rama: Sipas barometrit të Turizmit të OKB, Shqipëria është destinacioni më i mirë në Evropë për 2023

Rama: Sipas barometrit të Turizmit të OKB, Shqipëria është destinacioni më i mirë në Evropë për 2023

Ndërtime pa leje në bregdet, IKMT dhe Policia nisin  nga Lukova aksionin e shembjes së tyre

Ndërtime pa leje në bregdet, IKMT dhe Policia nisin nga Lukova aksionin e shembjes së tyre
















TE FUNDIT

VIDEO/ Deputetët e PS kapen “mat” duke luajtur letra dhe pirë birra në Strasburg

VIDEO/ Deputetët e PS kapen “mat” duke luajtur letra dhe pirë birra në Strasburg
9 Korrik, 2026

Disa deputet të Partisë Socialiste janë kapur “mat” nga disa qytetarë në Strasburg, duke luajtur me letra dhe duke pirë...

Lexo më shumë

Dhunimi i të miturës në Fier nga 3 vajza, Hita: I përfshirë edhe një polic

Dhunimi i të miturës në Fier nga 3 vajza, Hita: I përfshirë edhe një polic
9 Korrik, 2026

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Fier, ku 3 vajza, njëra...

Lexo më shumë

“Me mikun e çmuar”, Rama takon presidentin Erdogan pas samitit të NATO-s

“Me mikun e çmuar”, Rama takon presidentin Erdogan pas samitit të NATO-s
9 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial Cumhurbaşkanlığı Külliyesi. Takimi vjen pas Samitit të...

Lexo më shumë

Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën

Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën
9 Korrik, 2026

Jurgen Klopp është gjithnjë e më pranë emërimit të tij si trajneri i kombëtares gjermane me një kontratë deri në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}