Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e 38-vjeçarit në Sukth, pistat ku po heton policia

2023/09/27 at 12:34 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja e 38-vjeçarit në Sukth, pistat ku po heton policia

Duket se e kaluara e vëllait të 38-vjeçarit, Fatjon Dervishi, të vrarë pak pas mesnatës në Sukth të Durrësit është një nga pistat ku po heton policia për këtë ngjarje të rëndë.

Sipas gazetares, Klodiana Lala vetë viktima kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë vendit, teksa nuk përjashtohen dhe dyshimet se ishte i lidhur me trafikun e drogës.

Por emri i vëllait të tij, Fatbardh Dervishi alias Fatbardh Doda, del në disa ngjarje kriminale.

Në janar të vitit 2022 Dervishi ka plagosur me pistoletë të dashurën në një hotel në Durrës.

Dy të rinjtë ishin të dashur. Ata kanë qenë në hotel së bashku, por Dervishit në gjendje të dehur i është shkrepur aksidentalisht pistoleta dhe e dashura e tij u plagos në shpatull.

I riu u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes duke u shpallur në kërkim ndërsa stafi i hotelit njoftoi policinë për ngjarjen.

Ndërkohë, aktualisht Fatbardh Dervishi ndodhet i arrestuar në Spanjë. Sipas autoriteteve iberike përveçse e konsiderojnë shumë të rrezikshëm, ai është drejtuesi i një grupi kriminal që maskohej me uniforma policie dhe kryente grabitje të shtëpive që shërbenin si magazina droge.

Ai u arrestua nën akuzën e vjedhjes së automjeteve, falsifikim dokumentesh, armëmbajtje pa leje, trafik droge, grup kriminal.

Ndërkohë në emisionin “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala në News 24, Fatbardh Dervishi u akuzua nga Liza Malshi, nëna e të zhdukurit në vitin 2018 në Spanjë Tauland Malshi, se kishte gisht në zhdukjen e këtij të fundit.

Nëna e të riut tregoi se ishte telefonuar nga shoku i tij Edmir Vlashi i cili i kishte thënë se më 25 gusht 2018, ishte telefonuar nga Fatbardh Doda dhe se Fatbardhi i kishte thënë Edmirit: “Mos e kërko më shokun tënd pasi unë kam kry punë me të dhe e kam hedhur në mes të detit në Malaga”.

DËSHMIA E NËNËS

Pyetje: Znj. Liza na tregoni takimin e fundit me djalin tuaj?
Djali im ka ikur me 21 gusht në orën 11 e gjysmë të natës, është nisur dhe që nga ajo orë nuk kam marrë vesh më për të. Asnjë fjalë, nuk kam kontaktuar unë me të. Pas pesë- gjashtë ditësh na ka marrë një shoku i tij në telefon, ka marrë kunatin tim në Angli dhe i ka thënë se si ishte puna. Ai i ka thënë: “Si e thu këtë fjalë, nuk është fjalë e mirë ajo që thua ti”. Ai tjetri i ka thënë: “Për mua ka marrë fund”. Atëherë na kanë thënë ne se çfarë kishte ndodhur, ne nuk kemi pas më çfarë me bë, ne jemi mërzitur, dihet ajo punë.

Pyetje: Po biseda e fundit pasi kishte kishte arritur në Spanjë?

Përgjigje: Asnjëherë, nuk kemi fol me të.

Pyetje: Kush ua dha lajmin që Taulandi ishte zhdukur?

Përgjigje: Edmir (Vlashi) Marku ka marrë në telefon kunatin tim në Angli, se kështu më ka thënë Fatbardh Dervishi, “ e kam vra, pre, fut në det”. Ai i ka thënë si i thu këto fjalë, si më thua për djalin e vëllait tim kështu.

Ngjarje që tronditi fort familjen Malshi.  Ku menjëherë sapo mësoi mbi gjëmën që u kishte rënë në shtëpi, Ndok Malshi u drejtua me një kallëzim në policinë e Lezhës.

Djali im Tauland Malshi, ka shkuar në Spanjë më datë 20.08.2018, për një periudhë qëndrimi tre mujore.

Gjatë kësaj kohe unë u telefonova nga shoku i djalit tim, i quajtur Edmir Vlashi, me qëndrim në Spanjë, i cili më tha se kishte humbur kontaktet me Taulandin. Djali ishte thirrur nga Fatbardh Doda, nga Sukthi i Durrësit, por me qëndrim në Spanjë. 

Më tej në dëshminë e tij për humbjen e djalit, Ndok Malshi tregoi edhe për telefonatën e zezë që mori nga Edmir Vlashi.  Vetëm pak ditë pasi ky i fundit i kishte njoftuar për zhdukjen e papritur të Taulandit. Ku tashmë i bënte të ditur për fundin tragjik të djalit të tij.  

Më datë 30 Gusht 2018, unë u telefonova sërish nga Edmir Vlashi, i cili më tha se më 25 gusht 2018, ishte telefonuar nga Fatbardh Doda. Edmiri me tregoi se Fatbardhi i kishte thënë Edmirit: ‘Mos e kërko më shokun tënd pasi unë kam kry punë me të dhe e kam hedhur në mes të detit në Malaga’

Menjëherë sapo mori telefonatën e parë për zhdukjen e djalit, Ndok Malshi, udhëtoi tranzit drejt Spanjës.

Por udhëtimi i tij u ndal në Stamboll, pasi autoritetet vendase nuk e lejuan të vazhdojë më tej. Më 4 shtator 2018, 7 ditë pas zhdukjes së Tauland Malshit, në bazë të kallëzimit të bërë nga babai i tij, Prokuroria e Lezhës regjistroi procedimin penal të ‘Vrasjes me dashje’.  Ndërkohë që sipas grupit hetues, Ndok Malshi, deklaroi se Edmir Vlashi, u kishte thënë se kishte bërë kallëzim në Spanjë në lidhje me zhdukjen e shokut të tij. 

Ju sugjerojmë

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Dita e tretë e stërvitjes, kuqezinjtë shtojnë ritmin
Sport

Dita e tretë e stërvitjes, kuqezinjtë shtojnë ritmin

4 Qershor, 2025 8:31 pm
Pas Trump, Putin bisedë tefefonike me Papa Leon XIV
Bota

Pas Trump, Putin bisedë tefefonike me Papa Leon XIV

4 Qershor, 2025 8:12 pm
Vrau bashkëshorten e tij, Naim Murseli do i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik
Rajoni

Vrau bashkëshorten e tij, Naim Murseli do i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik

4 Qershor, 2025 7:58 pm
Integrimi, Barbullushi: Shqipëria, vend i spikatur në hartën mendore të europianëve
Politikë

Integrimi, Barbullushi: Shqipëria, vend i spikatur në hartën mendore të europianëve

4 Qershor, 2025 7:34 pm
Goditet nga rrufeja, ndërron jetë 65-vjeçari në Ersekë
Aktualitet

Goditet nga rrufeja, ndërron jetë 65-vjeçari në Ersekë

4 Qershor, 2025 7:24 pm
Lufta Ukrainë-Rusi/ Trump bisedë telefonike me Putin: Nuk pritet paqe e afërt!
Bota

Lufta Ukrainë-Rusi/ Trump bisedë telefonike me Putin: Nuk pritet paqe e afërt!

4 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Defekti me bombolën shkakton zjarr në banesë, plagoset një person në Tiranë

Defekti me bombolën shkakton zjarr në banesë, plagoset një person në Tiranë

Vrasja e policit në veri të Kosovës/ Vendet e BE-së: Të merren masa, nëse vërtetohet se Serbia është përgjegjëse

Vrasja e policit në veri të Kosovës/ Vendet e BE-së: Të merren masa, nëse vërtetohet se Serbia është përgjegjëse

Borrell: Kemi një propozim për Kosovën e Serbinë

Shqipëria krah Kosovës, kundër deklaratës së BE

TE FUNDIT

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
4 Qershor, 2025

Më shumë se 1.5 milion pelegrinë kanë kryer përgatitjet e fundit për të nisur në mbrëmjen e së mërkurës ritualin...

Lexo më shumë

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
4 Qershor, 2025

Thanas Gega, një qytetar nga Tirana, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan për të denoncuar vajzën...

Lexo më shumë

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
4 Qershor, 2025

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, në seancën e sotme për ankimin e Partisë Demokratike për qarkun Kukës, shprehet se do...

Lexo më shumë

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
4 Qershor, 2025

Tre provinca të Kanadasë po përballet prej ditësh me fjakët e zjarrit, të cilat kanë shkrumbuar një pjesë të madhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com