Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e 37-vjeçares Amanda Pushani në rrugën “Hajdar Hidri”, në Tiranë.
Mësohet se ajo është qëlluar njëherë me thikë në bark nga motra e saj Marsela Pushani, 40 vjeçe. Sipas informacioneve, 37-vjeçarja ishte e alkoolizuar dhe kishte zënka të herëpashershme me motrën e saj me të cilën jetonte në të njëjtën banesë së bashku me nënën e saj.
Ditën e ngjarjes ajo është konfliktuar me nënën e saj dhe të motrën dhe ka marrë thikën duke i kërcënuar.
Në momentin e përleshjes Marsela Pushani i ka marrë thikën dhe në kushtet e vetëmbrojtjes e ka qëlluar të motrën duke i marrë jetën. Autorja me profesion mësuese ka deklaruar se nuk donte të vriste të motrën, por gjithçka ndodhi në pak momente.