Aktualitet

Vrasja e 27-vjeçarit në Itali, nën hetim personi që e raportoi në polici


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:09 - 30/08/19 |
Al Do

Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar Serxho Veizi ka ende shumë pikëpyetje. Personi i fundit që policia italiane ka marrë nën hetim është 43-vjeçari i cili lajmëroi për gjetjen e trupit të tij. Serxho Veizi u gjet i vdekur me një plumb në kokë në automjetin e tij në rrugën provinciale Casarano-Ugento.

Sipas mediave fqinje, një person me inicialet G.R ka njoftuar policinë pasi kishte vënë re kufomën në automjetin “Wolkswagen Polo”. “Ejani shpejt! Këtu është një kufomë” i ka thënë 43-vjeçari policisë. Ai ka rezultuar të jetë me precedentë të mëparshëm penal dhe është shoqëruar në Komisariatin Taurisano për të verifikuar nëse ka prani bariumi ose plumbi në duart ose veshjen e tij.

Deri tani nuk ka asnjë qëndrim zyrtar për vdekjen e 27-vjeçarit ka pranuar zv/prokurorja publike Donatella Palumbo. Sipas hetuesve asnjë pistë nuk është hedhur poshtë përfshi edhe atë që 43-vjeçari G.R të ketë luajtur rol në vrasjen e të riut shqiptar. Për momentin hipoteza e vetëvrasjes mbetet ndër kryesoret.

Policia po kontrollon celularin e viktimës për të rindërtuar kronologjinë e veprimeve të fundi të tij. Serxho Veizi nuk rezulton me precedentë penal. Ai punonte në ndërmarrjet e pastrimit. Pranë trupit të pajetë të tij u gjet edhe pistoleta me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. /Opinion.al

Pas