Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasësi nuk është kapur. Donin të godisnin “Sagrada Familia”. Zbulime të frikshme nga hetimet për Barcelonën

2017/08/20 at 4:34 PM
në Bota, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasësi nuk është kapur. Donin të godisnin “Sagrada Familia”. Zbulime të frikshme nga hetimet për Barcelonën

Zbulime të frikshme nga hetimet për sulmin në Rambla, autori i mundshëm i të cilit, marokeni Younes Abuyaaqoub, që dje u tha se kishte vdekur, është në arrati i ndjekur nga policitë e Spanjës dhe Francës. Sipas asaj që thonë hetuesit, “plani A” i terroristëve islamikë ishte të hidhnin në erë Sagrada Familian, simboli i Barcelonës, “me sasi shumë të madhe eksplozivësh” nga lloji me të cilin ISIS ka firmosur atentatet e veta në Evropë. 


Në hetime, ka hyrë tashmë një i dyshuar i ri, që mendohet të ketë luajtur një rol kyç në masakrën e Barcelonës. Është Abdelbaki El Satty, imam i Ripollit, qyteti i qetë (deri dje) i Pirenejve me 10.000 banorë, 10% e të cilëve me origjinë marokene, prej ku vinin të 12 anëtarët e supozuar të celulës. Policia e kërkoi apartamentin e tij për tre orë dje. Ai është zhdukur nga e marta, pasi i kish thënë një shokut të tij se po shkonte në Marok me pushime, bashkë me gruan dhe fëmijët. Hetuesit dyshojnë se mund të ketë qenë ai që ka indoktrinuar dhe udhëzuar “terroristët fëmijë” të Ripollit dhe mund të jetë një nga dy terroristët që vdiqën në shpërthimin e bazës së bandës të mërkurën mbrëma në Alcanar.

Në bazën operative pranë Tarragonas, sipas hetuesve, grupi përgatiste prej muajsh një sulm të madh në Barcelonë. Në apartamentin e imamit maroken janë mbledhur kampionet biologjike, për të krahasuar ADN me atë mbetjeve njerëzore të gjetura në rrënojat e Alcanarit, përbri gjurmëve të Tatp dhe 106 bombulave të gazit, me të cilat donin të bënin edhe më vrastar sulmin e tre furgonëve. Plani A që xhihadistët e Ripollit përgatisnin prej muajsh duhej të ishte më i përgjakshëm dhe spektakolar. Burime nga hetuesit kanë thënë për “El Confidential” se objektivi i grupit ishte Sagrada Familia, kryevepra e famshme e Antoni Gaudit, që vizitohet çdo ditë nga mijëra turistë. Për këtë arsye duhej të përgatisnin “sasi shumë të mëdha eksplozivi” në Alcanar për tre furgonët që do të përdoreshin për të hedhur në erë tempullin. Një akt që do të shkaktonte një masakër të madh dhe një valë gjigande emocioni përreth botës.

Tani celula është praktikisht e shkatërruar. Pesë terroristë janë vrarë nga policia në Cambrils, dy kanë vdekur në shpërthimin e bazës së Alcanar, katër janë në pranga. Mbetet në arrati vetëm Abouyaaqoub, 22 vjeç, edhe ai nga Ripolli që tani policia mendon se mund të ketë qenë vrasësi i Ramblas. Kërkohet në Spanjë po edhe në Francë, në rast se ka mundur të kalojë kufirin e Pirenejve. Pasi e kishin përjashtuar pak si me nxitim, hetuesit tani po verifikojnë se mos ka qenë ai, që pas ikjes nga Rambla, që është larguar me forcë një postblloku të enjten mbrëma dhe më pas në këmbë, duke lënë pas automjetin, Të cilin e kishte grabitur pasi kishte vrarë pronarin. /bota.al



Ju sugjerojmë

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike
Kryesore

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike

1 Korrik, 2026 1:43 pm
Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare
Kryesore

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare

1 Korrik, 2026 1:09 pm
Dhunohet analisti Ilir Demalia
Kronikë

Dhunohet analisti Ilir Demalia

1 Korrik, 2026 1:06 pm
“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne
Sport

“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne

1 Korrik, 2026 12:48 pm
Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump në Katar
Bota

Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump në Katar

1 Korrik, 2026 12:30 pm
Netanyahu urdhëron goditjen e Hezbollahut dhe përjashton tërheqjen nga Libani
Bota

Netanyahu urdhëron goditjen e Hezbollahut dhe përjashton tërheqjen nga Libani

1 Korrik, 2026 11:41 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Alfred Çepe merr drejtimin në Akademinë e Sigurisë

1 Korrik, 2026 11:37 am
SHBA/ Zgjedhjet për kandidatin republikan në Iowa, Trump kryeson në sondazhe
Bota

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin 2025

1 Korrik, 2026 11:35 am
Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore

1 Korrik, 2026 11:06 am
U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin
Kronikë

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin

1 Korrik, 2026 11:04 am
Para
E fundit/ Helmohen 17 persona të një familje, 6 prej tyre fëmijë

E fundit/ Helmohen 17 persona të një familje, 6 prej tyre fëmijë

Eklipsi i nesërm do të shënojë një ngjarje të rëndësishme astrologjike, zbuloni se çfarë do të ndodhë me shenjat e horoskopit

Eklipsi i nesërm do të shënojë një ngjarje të rëndësishme astrologjike, zbuloni se çfarë do të ndodhë me shenjat e horoskopit

Flet nëna e terroristit që shkaktoi sulmin në Barcelonë: Le të burgoset ose të vdesë

Flet nëna e terroristit që shkaktoi sulmin në Barcelonë: Le të burgoset ose të vdesë
















TE FUNDIT

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike
1 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se "raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces zgjedhor...

Lexo më shumë

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare
1 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vlerësoi rolin e të rinjve në mbi një muaj protestë në bulevardin Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Dhunohet analisti Ilir Demalia

Dhunohet analisti Ilir Demalia
1 Korrik, 2026

Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar në afërsi të shtëpisë së tij nga dy persona. Nga fotoja, dëmtimet janë të dukshme...

Lexo më shumë

“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne

“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne
1 Korrik, 2026

Sulmuesi i kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka deklaruar se ndodhet në gjendje të mirë fizike dhe është gati për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}