Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vranë taksistin, Apeli vendos për fatin e dy vëllezërve Shera

2022/10/11 at 4:37 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vranë taksistin, Apeli vendos për fatin e dy vëllezërve Shera

Janë lënë në burg vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera të cilët janë shpallur fajtor për vrasjen e taksistit Abdulla Budlla. Ky është vendim i Gjykatës së Tiranës. Ngjarja ka ndodhur më 3 gusht të vitit 2020 në rrugën nacionale “Fushë Krujë – Vorë”.


Saimir Shera është shpallur fajtor për veprën penale vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim dhe 21 vite burgim. Po ashtu, ai është shpallur fajtor edhe për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit, vepër penale e cila i shton edhe 5 vite të tjera burgim. Me uljen e dënimit me 1/3 përfundimisht Saimiri është dënuar me 14 vite dhe tetë muaj burgim.

Kurse, vëllai i tij, Arsil Shera është shpallur fajtor për veprën penale vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim duke u dënuar me 15 vite burg. Në zbatim të nenit 406 te K.Pr.Penale, ai është dënuar përfundimisht me 10 vite burgim. Arsil Shera kërkoi ndryshimin e vendimit, dhe deklarimin e pafajshëm për akuzën e vrasjes me paramendim, kurse vëllai i tij, Saimiri kërkoi që të ndryshohej vendimi, për caktimin e dënimit.

Çështja shkoi në apel pasi nën kufijtë e parashikuar me ligj. Megjithatë, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi sot që të linte në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata së Rrethit Gjyqësor Tiranë më 9 shkurt të këtij viti.

Vëllezërit kanë deklaruar se e vranë taksistin 71-vjeçar pasi ai ngacmonte familjarët e tyre edhe pse ishte paralajmëruar disa herë.

NJOFTIM 

Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:46, në rrugën nacionale “Fushë Krujë – Vorë”, është vrarë me armë zjarri  shtetasi me iniciale A.B, i cili punonte si taksist. Rezulton se autorët e vrasjes janë dy vëllezërit, shtetasit me iniciale S.Sh dhe A.Sh. Referuar interesimit të mediave, ju informojmë si më poshtë:

Në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të  pandehurve me iniciale S.Sh dhe A.Sh, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të  “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni”,  të parashikuara nga nenet 78, 25  dhe 278  të  K.Penal. 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Tiranë,  me vendimin nr. 288, datë 09.02.2022 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sh, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 78 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me njëzet e një vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sh, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni parashikuar nga Neni 278 prg.1 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me pesë vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 te K.Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Sh, të dënohet me njëzet e dy vjet burgim.

Në aplikim të Nenit 406/1 tëPr.Penale, të pandehurit S.Sh, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet katërmbëdhjetë vjet e tetë muaj burgim.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Sh, për kryerjen e veprës penale të “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 78 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me pesëmbëdhjetë vjet burgim.

Në zbatim të Nenit 406 te K.Pr.Penale, perfundimisht i pandehuri Sh të dënohet me dhjetë vjet burgim.

 

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale  A.Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim  si dhe mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale S.SH, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e dënimit nën kufijtë e parashikuar me ligj.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Mihali dhe anëtarë znj. Alma Ahmeti dhe z.Fatri Islamaj, me vendimin nr. 944 , datë 11.10.2022 vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 288 datë 09.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 



Ju sugjerojmë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës
Aktualitet

Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

21 Qershor, 2025 6:24 pm
Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet
Rajoni

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet

21 Qershor, 2025 6:11 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Konflikt mes disa personave në një lokal në Pogradec, dy prej tyre dëmtohen me gotë

21 Qershor, 2025 5:46 pm
Para
Misteret që fshihen pas numrit 13-të

Misteret që fshihen pas numrit 13-të

Rusia shton “Meta” në listën e grupeve terroriste dhe ekstremiste

Rusia shton "Meta" në listën e grupeve terroriste dhe ekstremiste

7 të arrestuar në Tiranë, vinin baste sportive nga celularët

7 të arrestuar në Tiranë, vinin baste sportive nga celularët
















TE FUNDIT

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
21 Qershor, 2025

Dita e katërt e rinumërimit të votave të Tiranës u mbyll me rivlerësimin e 436 qendrave të votimit dhe ndryshe...

Lexo më shumë

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
21 Qershor, 2025

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Preshevë, ku u prit nga...

Lexo më shumë

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
21 Qershor, 2025

E kthyer tashmë në traditë, mbahet në New York parada e shqiptarëve, një nga ngjarjet më kulmore në komunitetin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com