Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Votimi elektronik/ Rama: Kërkesa e opozitës e parealizueshme, por le tu hapim derën…

2017/01/20 at 11:36 AM
në Aktualitet, Komente, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rama shkon tek të përmbyturit e Fushë-Krujës: Edhe unë drejtoj një “shtëpi” të varfër. Ç’a i bëri Saliu këtij vendi s’ia bëri Sulltani

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar për debatin politik që po zhvillohet në vend, votimin elektronik në zgjedhjet e 2017. Ky debat u zhvillua mbrëmë edhe në studion e Opinion, ku opozita pretendon se ky projekt mund të arrihet deri në qershor ndërsa mazhoranca e kundërshton.


Kryeministri në një koment të gjatë thotë se kërkesa është e parealizueshme por megjithëatë ai shprehet se komisioni i reformës duhet ta marrë në shqyrtim dhe të ftojë ekspertët e huaj të flasin dhe më pas të vendoset.

Statusi i plotë i Ramës në facebook

HUMBJA E PASHMANGSHME SI SHTYSE PER NJE KERKESE TE PAREALIZUESHME

Ose votim elektronik në zgjedhjet e ardhshme ose ramë e vdiqëm! Kjo është alibia e re e qeverisë së vjetër në rrugën e një humbjeje tjetër…

Megjithatë, ndër plot të pavërteta që po ripërtypen përditë me sebepin e votimit elektronik, jane tre të tilla domethënëse që dua t’i veçoj si më poshtë:

E pavërteta e parë: Këtë mënyrë votimi e paskemi kërkuar ne kur ishim në opozitë!

E vërteta është se ne nuk kemi kërkuar asnjëherë votim elektronik. Kemi kërkuar vetëm identifikim elektronik te zgjedhësve në QV dhe numërim elektronik të votave. E kjo është lehtësisht e verifikueshme. Nuk e kemi kërkuar kurrë votimin elektronik, sepse askush, asnjë ekspert apo njohës i praktikave të mira elektorale, nuk na e ka keshilluar asnjëherë. Përkundrazi, na kanë rekomanduar të heqim dorë nga kjo ide sa herë kemi pyetur dhe prandaj as nuk e shtruam ndonjëherë si kërkesë votimin elektronik. Ashtu sikundër, nuk na e kanë këshilluar kurrë as identifikimin elektronik, me plot argumenta që nuk është ky vendi per t’i renditur. Nuk po zgjatem këtu edhe me faktin se qeveria e vjetër atëhere ishte kategorikisht kundër për identifikimin elektronik, ashtu siç ishin kundër për hir të së vërtetës edhe ekspertët e OSBE/ODHIR-it, edhe një pjesë e vetë ekspertëve tanë. Sic e dëshmojnë edhe shënimet e negociatave të asaj kohe apo procesverbalet e diskutimeve për reformën zgjedhore, ne hoqëm dorë shumë herët nga kjo ide dhe u fokusuam vetëm tek numërimi elektronik.

E pavërteta e dytë: Numërimi elektronik qënka një kollajllëk i madh dhe vetëm vullnet politik u dashka!

Ja pra që ne e patëm këtë vullnet atëhere, por e vërteta është se me qeverinë e vjetër ramë dakord që të mjaftoheshim në 2013-ën vetëm me dy projekte pilot, një për Tiranën e një për Fierin. Dhe kjo jo se u terhoqëm nga ndonjë presion apo se s’kishim fuqi ta vinim si kusht të panegociueshëm e t’i binim murit me kokë! Por thjesht sepse pasi dëgjuam edhe për këtë, ekspertë e njohës ndërkombëtarë të kësaj fushe, edhe përtej atyre të OSBE/ODHIR-it që ishin kategorikisht kundër, kuptuam se ishte një aventurë shumë e rrezikshme po të bëhej menjëherë në gjithë Shqipërinë, edhe sikur të pranonte pala tjetër. Por më tutje, nuk këmbëngulëm më as për dy projektet pilot, sepse testet e bëra nga KQZ-ja dështuan dhe përballë fakteve kokëforta u detyram të heqim dorë. Pse e si dështuan testet është një histori më vete, e cila vlen sidoqoftë të rianalizohet nga ata që sot pretendojnë të njëjtën gjë që pretendonim ne atëhere. Por fakti është se ne u bindëm që rruga e vetme e sigurtë mbetej numërimi tradicional, i cili u lehtësua mjaft në 2013-ën me heqjen e hulumtimit të materialeve zgjedhore nga procesi.

E pavërteta e tretë: Zgjidhjen magjike të elektronizimit të procesit zgjedhor nuk e dashkam unë apo Partia Socialiste!

E vërteta është se as unë s’kam dhe s’kam si të kem asnjë problem në parim me gjithe këtë revolucion digjital, as Partia Socialiste s’ka dhe s’ka di të ketë kundërshtim për ta mbështetur një revolucion te tillë, nëse do të kishim fakte e garanci të plota se pengesat që nuk u kapercyen dot në 2013-ën, mund të kapërcehen në qershor te këtij viti. Po natyrisht këtë s’mund ta faktojnë e lere më pastaj ta garantojnë, opinionet e politikanëve të cilët ngjajnë si dy pika uji me “qytetarët” digjitalë, që publikojnë shpifjet e tyre përmes liderit digjital të PD-së në tabelën e fletë-rrufeve digjitale të këtij të fundit. Kjo duhet faktuar e garantuar nga ekspertë të padyshimtë ndërkombëtarë të fushës dhe padyshim OSBE/ODHIR- i i njohin kush janë dhe i kanë plot ndër këta ekspertë në shërbim të proceseve zgjedhore në mbarë botën.

Nuk çuditem që OSBE/ODHIR-i po rishpallen armiq nga opozita, pse nuk e përkrahin një aventurë të këtyre përmasave. Por padyshim as shpallja e tyre armiq nuk e bën elektronizimin e procesit më realist, as qëndrimi objektiv i OSBE/ODHIR-it për këtë kërkesë të opozitës nuk ka gjasë ta bëjë më realiste këtë të fundit (sepse opozita nuk ka hallin e zgjidhjes elektronike po hallin e humbjes që s’ka zgjidhje).

Megjithatë, ja qendrimi im për këtë debat:

Qeveria nuk mund të marrë përsipër të japë, në këto kushte, dakordësinë për një aventurë të cilës nuk i dihet fundi ose më saktë, e cila me të dhënat e me mundësitë e sotme, ka vetëm një fund: Deshtimin e sigurtë të procesit zgjedhor!

Nuk mundemi të jemi dakord, sepse nëse ne do të bëheshim sot pjesë e një konsensusi symbylltaz për t’ia hyrë kësaj aventure, duke shpërfillur arsyetimin tonë të bazuar tek eksperienca dhe mbi të gjitha opinionin e OSBE/ODHIR-it, nesër shqiptarët e ndërkombëtarët bashkë, do të kishin të gjithë të drejtën të na bënin ne, qeverinë e askënd tjetër, përgjegjës të vetëm për dështimin spektakolar të zgjedhjeve të 18 qershorit. Lëre pastaj opozita që, edhe ajo me plot të drejtë, nuk do të mbetej mbrapa në akuzat e saj për dështim të qëllimshëm të procesit nga ana jonë, madje përkundrazi, do t’u binte daulleve të fitores kundër qeverisë që dështoi qëllimisht procesin.

Por, thënë kjo, dua ta bëj shumë të qartë se personalisht s’kam asnjë kundershtim dhe Partia Socialiste me siguri do të ishte gati ta tejkalonte pozicionin aktual, për të kërkuar bashkë me forcat e tjera politike, një eskpertize ndërkombëtare që, me gjasë, do ta faktonte e do ta garantonte mundësinë reale të futjes së elektronikës në proces!
Pra, le ta ndërmarrë menjëherë Komisioni i Reformës Zgjedhore një proces eksplorimi dhe le të thërrasë e të dëgjojë këdo, që mbi bazën e një eksperience të suksesshme në këtë fushë, mund t’i paraqesë Shqipërisë një plan konkret, të faktuar e të garantuar, për të hedhur një hap në këtë drejtim.

E nëse një ofertë serioze i vihet përpara Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe siguron opinionin pozitiv të OSBE/ODHIR-it (sepse duam s’duam, arbitri i vetëm i standarteve zgjedhore që njeh bota demokratike janë ata), atëherë pse jo!



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Pasi të lexoni këtë, do ta lini menjëherë duhanin…

Pasi të lexoni këtë, do ta lini menjëherë duhanin...

Video/ Orteku në Itali, dhjetëra të zhdukur nën dëborë dhe 4 viktima

Gjendet gjallë 6 persona në hotelin e rrënuar nga orteku i borës

VIDEO/ Skenë të tillë nuk keni parë ndonjëherë; partnerët i bëjnë kurth njëri-tjetrit

VIDEO/ Skenë të tillë nuk keni parë ndonjëherë; partnerët i bëjnë kurth njëri-tjetrit
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com