Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen ka zbardhur bisedën e saj me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Në një postim në “Twitter”, Von der Leyen shkruan se i ka kërkuar Vuçiç-it të bëj të gjitha përpjekjet për të rikthyer dialogun me Kosovën të ndërmjetësuar nga BE.
“Fola me presidentin Vuçiç sot për rolin e Serbisë në de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës. Kërkova nga ai që t’i bëjë të gjitha përpjekjet për rikthimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, shkruan ajo./Opinion.al
Spoke with President @avucic today about Serbia’s role in deescalating the tensions in the north of Kosovo.
I asked him to make all efforts to support the return to EU facilitated dialogue on normalisation of relations between Serbia and Kosovo.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 27, 2023