Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së vizitës së saj në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjete sociale ajo ka ndarë foto nga takimi dhe shkruan se vlerëson Begajn për kontributin e tij në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Faleminderit për takimin! E vlerësoj thellësisht përkushtimin tuaj për të ardhmen e Shqipërisë në Union, si dhe perspektivën tuaj të veçantë për pajtimin, integrimin dhe prosperitetin e rajonit”, shkruan ajo.
Pas Shipërisë, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ku do takohet me autoritetet më të larta shtetërore./Opinion.al