Një shqiptar, i moshës 37 vjeç, raporton MilanoToday, është arrestuar ditën e djeshme për grabitje.
Gjithçka nisi të enjten në mëngjes rreth orës 7.00 në zonën e Cascina Gobba: ku një patrullë e policisë ka shquar një pullman me targa Shqipërie të parkuar ku më pas shkuan të kuptonin se çfarë po bënin.
Shoferi shqiptar, kishte një shikim dyshues dhe shikonte shpesh një qese të mbetur në sedilien e pasagjerit.
Agjentët morën përsipër të inspektonin dhe panë që brenda qeses ishin edhe dy qese të tjera, ku ndodheshin një portofol, dy celularë, 5 ora dore midis të cilave një Rolex dhe 8 500 euro.
Burri nuk mundi ti justifikonte mallrat që kishte, vetëm sa tha që një mijë euro ishin të tijat.