Shtetasi Ardian Isufi është vënë sërisht në prangat e policisë mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.
Ai la qelinë ditën e djeshme pasi përfitoi nga Amnistia.
Por vetëm disa orë pasi u la i lirë, Isufi kreu një tjetër vjedhje në Korçë.
Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas ka vjedhur një automjet tip “Ford Fiesta” , i cili ka qenë i ndezur në parkimin afër lagjes nr.18 të qytetit.
Kamerat e sigurisë kapën momentin kur autori kalon me mjetin e vjedhur në aksin Korçë – Pogradec, duke u vëmë më pas në pranga mbrëmjen e sotme (25 Prill).