Policia e Shtetit ka zbardhur dy ngjarjet e ndodhura gjatë ditëve të fundit në dy dyqane celularësh në Tiranë.
Uniformat blu bëjnë me dije se është vënë në pranga 31-vjeçari P.P., i cili nën kërcënimin e një pistolete çakmak, ka grabitur një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri”, ndërsa një ditë më pas tentoi të vidhte në dyqan tjetër në Kombinat.
31-vjeçari, rezulton të jetë emër i njohur për policinë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Gjithashtu policia ka sekuestruar veshje të cilat autori ka patur veshur gjatë kryerjes së krimeve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.