Një 27 vjeçare nga Pogradeci është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje.
Policia e Sarandës njofton se ka arrestuar shtetasen Eduarta Xhekullari, 27 vjeçe, banuese në Pogradec.
Xhekullari ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
Kjo shtetase më 21 Korrik 2016, dyshohet se në bashkëpunim ka vjedhur një banesë në fshatin Metoq të Sarandës. Vepër penale për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në Burg”.