Katër persona janë arrestuar nga policia kufitare pasi kishin vjedhur disa viça në Greqi dhe po i tentonin t’i kalonin ndërmjet kufirit të gjelbër në Shqipëri. Në pranga kanë rënë shetasit Florian Doda, 57 vjeç; Erjon Bendaj, 38 vjeç; Xhulio Doda, 23 vjeç dhe Mario Doda, 50 vjeç.
Këta shtetas janë arrestuar në pikën kufitare të Qafë-Botës dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al