Dy persona janë vënë nën prangat e policisë në Prishtinë, pasi tentuan të vidhnin disa pako me fëstëkë.
Policia e Kosovës bën me dije se gjatë kontrollit njërit prej tyre i është gjetur në dorë 26 pako me fëstek në vlerë rreth 114 euro.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 19.03.2024-13:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë tentuar të kryejnë vjedhje në market, njërit prej tyre i janë gjetur në dorë 26 pako me fëstëk në vlerë rreth 114€.
Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, njofton policia.