Një i ri ka gjetur vdekjen në qytetin e Vorës. Policia e qytetit bregdetar ka njoftuar, se 26vjeçari D. B ka mbërritur në spitalin rajonal të Vlorës i vdekur, rreth orës 10:30.
Ai ishte dërguar me urgjencë nga familjarët, pasi kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Familjarët kanë thënë se i riu, banues në fshatin Karbunar, ishte duke punuar në shtëpi kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Mjekët kanë thënë se 26vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme./tvklan.al