Aktualitet

Vlorë, makina del nga rruga dhe shpërthen në flakë


               Publikuar në : 20:35 - 26/01/20 |
Al Do

Një aksident që mund të kishte pasoja të rënda ka ndodhur në fshatin Risili të Vlorës.

Për arsye ende të paqarta një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe si pasojë e përplasjes ka shpërthyer në flakë.

Drejtuesi i mjetit, S.M ka mbetur i lënduar por ka mundur të dalë në kohë.

Forcat e policisë janë ende të rezervuara përsa i përket shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga dhe nuk përjashtohen edhe shkaqe jashtë aksidentit teknik. /Opinion.al

Pas