Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në anë të rrugës në Dukat-Fushë të Vlorës pasditen e sotme.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet të jetë aksidentale.
“Rreth orës 16:50, në Dukat-Fushë, në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Q. H., rreth 70 vjeç, banues në Dukat. Paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale”, njofton policia.
Sakaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 70-vjeçarit Q. H./Opinion.al