Kryesore

Rama konfirmon ndryshime brenda PS: Janë me qëllime organizative



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:28 - 27/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së kryesisë së PS, duke konfirmuar ndryshime brenda kësaj force politike.

Rama tha se ndryshime janë të karakterit organizativ, që sipas tij, nuk përbëjnë ndryshime të rëndësishme në PS.

“Ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë ndonjë peshë, nuk janë ndryshime qeverie, të gjithë kanë detyrat dhe ndryshimi i pozicioneve në kushtet kur jemi drejt një fushate zgjedhore, s’ka asgjë të re”, tha Rama. 

Ai refuzoi të fliste edhe për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga postet drejtuese në parti.

“Nuk ka asnjë rëndësi që të hym në emra të gjithë jemi shërbëtor, ku secili ka rolin e tij, kjo ëhstë një skuadër ku ka role të ndryshme dhe secili bën rolin e tij”, tha Rama.

Pas