Një 51-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë, sepse kishte kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Gjatë kontrollit të territorit, uniformat blu zbuluan 100 bimë kanabis në fshatin Drashovicë në vendin e quajtur “Kumë e madhe” në një tokë të hapur rishtas.
Nga hetimet është zbuluar se autor i kultivimit të drogës është Ahmet Nelaj. Ai është arrestuar në flagrancë dhe akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.