Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.
Bëhet me dije se një 68 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Mësohet se policia e ka gjetur të zhveshur dhe me dëmtime në pjesën e nofullës. Paraprakisht dyshohet se është grabitur dhe më pas është vrarë.
Forcat policore ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me më shumë detaje.