Gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K., rreth 40 vjeç, ka goditur me thikë në këmbë, kunatin e tij, shtetasin R. D., rreth 30 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur sot në lagjen “24 Maji” në Vlorë, ndërsa policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes.
Sipas uniformave blu shtetasi G.K., dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ndërsa 30-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al