Rreth 200 kg marijuanë u kap në fshatin Mallkeq të Vlorës. Policia tha se është vënë në ndjekje të 2 trafikantëve, Çoban Tozaj, 49 vjeç, banues në fshatin Mallkeq dhe Mateos Bregu, 24 vjeç, banues në fshatin Kocul. Gjatë ndjekjes së autorëve ka bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre në flagrancë në një banesë të braktisur pranë fshatit Mallkeq.
Nga kontrolli në banesën e pabanueshme në pronësi të shtetasit Çoban Tozaj, është gjetur një sasi me lëndë narkotike e llojit “Marijuanë” me peshë totale prej 200 kg .
Tozaj dhe Bregu, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kishin për qëllim trafikimin e lëndës narkotike drejt shtetit italian.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 200 kg lëndë narkotike “Marijuanë”,
– 2 armë zjarri “Automatik-model 56”,
– 4 krehër të mbushur me fishekë,
– 300 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.