Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vjosa Osmani përplaset me ministrin serb:Të gjunjëzoheni para viktimave në Kosovë

2021/10/15 at 8:50 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vjosa Osmani përplaset me ministrin serb:Të gjunjëzoheni para viktimave në Kosovë

Debate të ashpra mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrit të Jashtëm serb, Nikola Selakoviç kanë shoqëruar Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në fjalën e saj, Vjosa Osmani ka kërkuar që ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç, të gjunjëzohet para monumenteve të viktimave të luftës në Kosovë dhe të kërkojë falje për gjenocidin e kryer në Kosovë nga Serbia, bën me dije gazeta Express.

“Ju ftoj të gjunjëzoheni aty, se këtë e bën qenia njerëzore, kur nuk bëhet drejtësi”, tha Osmani.

Ministri serb ju kundërpëgjigj, duke u shprehur se ajo duhet të ngrihet në këmbë kur përmend presidentin Vuçiç, pasi sipas tij ai ishte edhe presidenti i Vjosa Osmanit.

“Zonja Osmani duhet të qëndroni në këmbë kur të përmendi Aleksandër Vuçiç, sepse është edhe presidenti i juaj dhe duhet t’i kushtoni respekt presidentit tuaj”, është shprehur Selakoviç.

Ai i është drejtuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si “Kasap i Ballkanit”.

“Ndërsa sa i përket kasapit të Ballkanit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve të cilët kanë kidnapuar qytetarë të pafajshëm dhe kanë tregtuar me organe njerëzore, janë në burg dhe po përballen me gjyqësorin”, u shpreh ministri serb. Ai akuzoi Kosovën edhe për numrin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. “Duhet të ndaloni të gënjeni për 20 mijë raste të dhunës gjatë luftës, sepse bazuar në raportin e dhënë këtu tek Këshilli i Sigurimit të OKB-së, nga sekretari i përgjithshëm në misionin e UNMIK i prezantuar më 5 prill 2021, statusi i grave të dhunuar është konfirmuar jo tek 20 mijë gra por 920 raste”, ka thënë ai. “Protestoj për faktin se kanceri në zemër të Evropës, duke i vendosur hartat me simbolet e deklarata të rreme”, -tha Selakoviç.

Osmani iu përgjigj ministrit serb duke i thënë se me shumë krenari përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Z.Selakoviç, unë jam qytetarë krenare e Republikës së pavarur e sovrane të Kosovës. Është më mirë që ju të ballafaqoheni me këtë realitet dhe do të jetë edhe mirë për qytetarët e Serbisë”, tha Osmani.
“Populli juaj ka vuajtur shumë nga ju, jo vetëm ne por edhe ata. Pajtohem se është një tragjedi pas secilit të zhvendosur sepse kam qenë vet e tillë, jo vetëm unë por mbi 80 për qind e popullit tim janë detyruar të ikin nga regjimi i Millosheviçit”, -tha Osmani. Osmani theksoi se serbët e Kosovës kanë frikë nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë dhe bandat e përkrahura nga Vuçiç.

“Në bazë të raporteve ndërkombëtare, nga 2017 deri në 2020 përqindja e krimeve të motivuara etnikisht nuk është 3 për qind, por ëshë 0.03 për qind. Serbët në Kosovë frikësohen nga strukturat paralele që përkrahen dhe shndërrohen në banda nga presidenti Vuçiç. Ata po shkelin të gjitha të drejtat themelore të serbëve dhe po i kërcënojnë që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë serbët nga këto struktura kriminale”, -tha presidentja.

Osmani iu përgjigj Selakoviçit edhe për deklaratën ku ai i quan “kasapë të Ballkanit” krerët e UÇK-së, Kadri Veselin e Hashim Thaçin. “Kosova ka përkrahur themelimin e Zyrave të Prokurorit të Specializuar. Udhëheqësit kanë bashkëpunuar me këtë tribunal sepse s’kemi çka të fshehim. E vërteta është se NATO ka intervenuar për të ndaluar gjenocidin serb dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Ne kemi qenë viktimë dhe serbët kanë qenë agresor”, -ka thënë ajo.

Ata gjatë fjalimeve të tyre diskutuan për marrëveshjet e arritura në Bruksel, për të cilat Osmani theksoi se nuk janë implementuar nga ana e Serbisë, ndërkaq më vonë u fol është për masakrat që regjimi serb i ka bërë në Kosovë. Osmani gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit iu drejtua ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviç në lidhje me implementimin e marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë të nënshkruara në Bruksel.

Osmani theksoi se Kosova ka implementuar mbi 90 për qind të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. “Kosova ka implemetuar rreth 90 për qind të marrëveshjeve sipas Brukselit, dhe derisa ju flisni për një Asociacion të nënshkruar në marrëveshje në Bruksel, e cila marrëveshje është shkelje e qartë e Kushtetutës së vendit tonë. Në anën tjetër, Serbia nuk ka implementuar 2/3 e marrëveshjeve të nënshkruara”, -theksoi Osmani. Ajo u shpreh se Selakoviç nuk mund të mësojë Kosovën për implementim të marrëveshjeve. “Ju lutem z.Selakoviç mos na ligjëro neve se si duhet të bëhet implementimi, se kjo nuk do të ishte hera e parë që Serbia injoron marrëveshjet që i nënshkruan dhe nuk i implementon pastaj”, -iu drejtua Osmani gjatë fjalimit të saj ministrit të Jashtëm të Serbisë.

Ju sugjerojmë

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Para
 Arrestohet ish-zyrtarja e lartë e ministrisë së Brendshme të Serbisë

 Arrestohet ish-zyrtarja e lartë e ministrisë së Brendshme të Serbisë

Djali i Erdogan: Europa nuk do të ekzistojë më

Djali i Erdogan: Europa nuk do të ekzistojë më

Video/Koleksionisti: Rama i dënuar në Paris për vjedhje ikonash, numri i burgut  

Video/Koleksionisti: Rama i dënuar në Paris për vjedhje ikonash, numri i burgut  

TE FUNDIT

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
15 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme...

Lexo më shumë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com