Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vjosa Osmani: Absolutisht nuk e përkrahi këtë mocion

2020/03/24 at 6:15 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vjosa Osmani: Absolutisht nuk e përkrahi këtë mocion

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur publikisht kundër mocionit të mosbesimit të iniciuar nga partia e saj kundër qeverisë Kurti.

Në një dalje për mediat ajo i bëri thirrje deputetëve të Kosovës të mos e përkrahin këtë mocion.

“Absolutisht nuk e përkrahi këtë mocion dhe natyrisht që iu bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e përkrahin këtë mocion. Kjo sepse nuk është në kohën e duhur, por mbi të gjitha se nuk do t’i prodhojë Kosovës një qeveri tjetër që ka legjitimitet dhe që do të ballafaqohet me sfidat që ka përballë Kosova”, tha ajo.

Osmani theksoi edhe faktin se një kolicion qeverisës mes LDK dhe partive të opozitës nuk do të kishte legjitimitetin demokratik.

“Kosova sot nuk ka nevojë për një qeveri që nuk ka legjitimitet demokratik dhe e cila do të përfshije në vete parti me të cilat LDK-ja tashmë ka dhënë premtimin që nuk do të hyjë në koalicion me to”.

Kryeparlamentarja përmendi edhe deklaratën e vendeve të Quint-it, përmes së cilës kërkohet unitet në këtë kohë si dhe ruajtja e integritetit dhe funksionaliteti institucional, për të cilën tha se e mbështet plotësisht.

Sa i përket kushteve për mbajtjen e seancës në kohë pandemie, Osmani tha se ka kërkuar rekomandim nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe se ka marrë përgjigje nga i njëjti rekomandimet që i jepen çdo institucioni për tubime në këtë kohë.

“IKSHP ka rekomanduar të njëjtat masa mjekësore që i rekomandohet çdo institucioni publik. Ndër të tjera ka rekomanduar që të sigurohet dezinfektimi i sallës, kontrolli mjekësor i pjesëmarrësve dhe distanca fizike prej së paku dy metrash. Kam kërkuar nga Administrata e Kuvendit që të di nëse salla i plotëson këto kushtet dhe kam marrë përgjigje se këto kushte nuk plotësohen, sepse nuk mund të sigurohet distancë prej dy metrash”.

Në këtë situatë, Osmani shtoi se është parë mundësia e shfrytëzimit të hapësirave të tjera të kuvendit, ato për mysafirë dhe media dhe me këtë përmbushen kushtet për praninë e 88 personave.

Megjithatë shumica e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit kanë votuar që nesër të mbahet seanca, edhe është vendosur mbajtja e saj në orën 11:00. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
Bota

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

22 Korrik, 2025 10:37 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22 Korrik, 2025 10:35 pm
Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
Aktualitet

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

22 Korrik, 2025 10:03 pm
Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
Politikë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

22 Korrik, 2025 9:34 pm
Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4
Bota

Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4

22 Korrik, 2025 9:24 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

22 Korrik, 2025 8:31 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërkon hetimin e Obamës: Ka manipuluar informacionet për ndërhyrjet ruse

22 Korrik, 2025 8:28 pm
Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
Aktualitet

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

22 Korrik, 2025 7:58 pm
Para
Koronavirusi në Itali, 743 persona humbin jetën brenda 24 orëve

Koronavirusi në Itali, 743 persona humbin jetën brenda 24 orëve

Koronavirusi/ Rritet numri i të infektuarve në Greqi

Koronavirusi/ Rritet numri i të infektuarve në Greqi

Soreca: Vullnet politik për luftën ndaj korrupsionit, palët të dialogojnë

Lufta ndaj COVID-19, Soreca tregon sa fonde shkojnë për Shqipërinë

TE FUNDIT

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
22 Korrik, 2025

Akuzat e presidentit Donald Trump, për tradhti dhe kryengritje kundër ish-presidentit Barack Obama janë “të çuditshme” dhe “qesharake”, tha një...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
22 Korrik, 2025

Një  27-vjeçar nga fshati Risili i Vlorës është plagosur me thikë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
22 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje gjatë punës së çmontimit të tendave në një nga zonat e kryeqytetit dhe...

Lexo më shumë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
22 Korrik, 2025

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se nuk ka shprehur asnjë ambicie për pozicione të tjera në parti apo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com